fbpx

Gjokoviq me të drejtë është deportuar pasi e ka kundërshtuar vaksinimin, thuhet në aktgjykimin e Gjykatë së Australisë

Novak Gjokoviq mund të deportohej nga Australia pasi që ministri për Emigrim, Aleks Hok, e ka vërejtur se ai dukshëm është kundër vaksinimit kundër COVID-19, thuhet në sqarimin e aktgjykimit të Gjykatës Federale të Australisë, e cila sot në mëngjes është publikuar, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi suprem, Xhejms Alson ka konkluduar se Hok ka vepruar në mënyrë të arsyeshme pasi që ka qenë i shqetësuar se prania e Gjokiviqit mund të nxit marshime dhe protesta, të cilat mund të shkaktojmë shpërndarje të madhe të koronavirusit. Gjokoviq u deportua një ditë para fillimit të “Australian Open”, ku do të garonte për titullin e 21 Grand Slam.

Një prej arsyeve kyçe të deportimit ka qenë edhe paraqitja e Gjokoviqit në opinion  pasi që ka pasur test pozitiv më 16 dhjetor. Ai ka shkuar në intervistë dy ditë më vonë, të cilën Hok e ka interpretuar si sjellje të papërgjegjshme të një yllit të respektuar e cila mund të nxisë sjellje të ngjashme edhe në Australi. Në konkluzion të vendimit gjyqësor thuhet se Gjokoviq ka paraqitur rrezik për shëndetin, rendin dhe interesin publik.

Avokatja e Gjokoviqit ka mohuar se ai është antivakser.

“Pasi nuk është vakisnuar deri në janar të vitit 2022, Hokut i është dukur se Gjokoviq qartë është kundër vaksinimit dhe nuk dëshiron ta bëjë atë”, thuhet në sqarim.

Gazeta “Sun” sot publikoi se Gjokoviq mendon ta padisë Australinë, duke vlerësuar se keq ka vepruar me atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button