Për 24 orë Shqipëria regjistroi 2,643 raste të reja me Kovid-19

Vijon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Në raportimin ditor të rasteve Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se rastet pozitive për sot janë 2 643, raporton ABC.

Nga 7,859 testime të kryera, të infektuar rezultuan 1,250 qytetarë në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamzë, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.

Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button