“Microsoft” njoftoi blerjen e kompanisë që krijoi “Call of Duty” dhe “Candy Crush”

“Microsoft” kumtoi se planifikon të blejë kompaninë e madhe të video-lojërave “Activision Blizzard” me një marrëveshje prej gati 70 miliardë dollarëve, shkruan Reuters, transmeton Portalb.mk.

Nëse planet realizohen, kjo blerje, e cila duhet të finalizohet vitin e ardhshëm, do të jetë më e madhja në historinë e kompanisë dhe do të jetë kontrata më e madhe në industrinë e videolojërave në përgjithësi.

Kjo do të nënkuptonte që Microsoft do të merrte pronësinë e disa prej ekskluziviteteve më të njohura të lojërave si ‘Call of Duty’, ‘Warcraft’, ‘Overwatch’ dhe ‘Candy Crush’.

Njoftimi për blerjen e ‘Activation Blizzard’ vjen një vit pasi Microsoft bleu një tjetër kompani me lojëra, ‘Bethesda’.

Këto hapa vijnë në një epokë të konkurrencës në industrinë e lojrave dhe sipas disa të dhënave, konzolat ‘PlayStation 5′ të Sony kanë tejkaluar shitjet e gjeneratës së fundit të konzollave të ‘Microsoft’. Disa ekspertë pohojnë se kjo vjen nga fakti se vitet e fundit “PlayStation” ka lojëra ekskluzive më tërheqëse, të cilat nuk mund të luhen në pajisje dhe konzola të tjera.

“Activision Blizzard” posedon studio të vetë dhe ka rreth 10,000 punonjës në mbarë botën ndërsa  ka rreth 400 milionë lojtarë aktiv në muaj në 190 vende të ndryshme.

“Microsoft” ka njoftuar se do të sjellë video-lojëra në shërbimin e saj me pagesë “Game Pass”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button