Këngëtarja çeke që ishte kundër vaksinës, vdiq pas infektimit të qëllimshëm me virusin korona

Këngëtarja çeke Hana Horka, e cila kundërshtonte vaksinimin, vdiq pasi u infektua qëllimisht me virusin korona me qëllim që të merrte certifikat shëndetësor dhe më pas të mund vizitonte vendet publike. Djali i saj Ian Reck tha se 57-vjeçarja Horka u infektua qëllimisht me virusin, ndërsa ai dhe babai i tij u infektuan para krishtlindjeve, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht dhe preferoi të infektohej në vend që të vaksinohej,” tha Reck, djali i saj.

Në Republikën Çeke është e nevojshme të tregohet certifikati i vaksinimit ose certifikati – dëshmia që e ke kaluar Covid-19 , për të hyrë në objektet kulturore dhe sportive, bare dhe restorante, por edhe për të pasur mundësi udhëtimi.

Dy ditë para se të vdiste, Horka shkroi në Facebook se kishte një luftë intensive me virusin.

“Kam mbijetuar dhe tani do të ketë koncerte, sauna, teatër për mua”, ka shkruar Horka, këngëtare në grupin folklorik Assonance.

Reck i fajësoi lëvizjet lokale anti-vaksere për vdekjen e nënës së tij.

“Ia kanë larë trurin dhe tani e kanë gjakun e saj në duar të tyre. Unë e di saktësisht se kush e ndikoi atë. Jam i trishtuar sepse ajo u besonte më shumë njerëzve të panjohur sesa familjes së saj”, tha Reck.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button