Video virale: si gjenerata më e moshuar e len tavolinën në restorant krahasuar me Gen Z (VIDEO)

Një kamariere ka filmuar një video e cila u bë virale në TikTok që tregon dallimin midis mënyrës se si klientët e Gen Z largohen nga tavolina e tyre në krahasim me një tavolinë me Baby boomers (gjenerata nga viti 1955 e më lartë), shkruan Independet, transmeton Portalb.

Videoja u bë nga nga 18-vjeçarja Kaitlyn Brande e cila punonte në një restorant. Në video ajo fillon të tregojë se si duket një tavolinë me pesë “boomers” pasi ata kanë mbaruar ushqimin.

“Mirë, ja gjithçka që po them. Kjo është një tavolinë me pesë boomers që unë i kam hequr disa pjata tashmë,” thotë Brande ndërsa tregon një tryezë të çrregullt të mbuluar me enë, peceta dhe pjata.

Brande më pas e kthen kamerën drejt një tavoline ku ishin ulur gjashtë klientë të Gen Z, duke treguar të gjitha pjatat të grumbulluara dhe sipërfaqen e pastruar.

Klipi, i cili për herë të parë u shfaq nga BuzzFeed, që atëherë është pëlqyer më shumë se 995,000 herë në TikTok. Kishte komente që shkruanin se nuk janë të befasuar nga sjellja që kanë bërë boomers.

“Po, nuk po surprizohem nga kjo sjellje,” shkroi një person në Twitter në përgjigje të videos virale.

Megjithatë, të tjerë e kanë mbrojtur gjeneratën boomers, duke shpjeguar se ata kanë shpenzuar “dekada duke pastruar” ose ka të ngjarë të kenë lënë një bakshish më të mirë.

“Me të drejtë, boomers kanë shpenzuar dekada duke pastruar fëmijët dhe nipat, dhe kanë fituar të drejtën për të lënë një tryezë të çrregullt në një restorant, ku dikush paguhet për të pastruar,” shkroi një person.

@katebrande

“They get paid to do that” VS “we know restaurant life is hard, here, let us help you out”

♬ original sound – Kaitlyn Brande

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button