Inspektorët e Qytetit të Shkupit gjatë fundjavës shqiptuan 14 gjoba për hedhje të mbeturinave dhe ndezje të zjarreve (Foto)

Ekipet e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, të përbëra nga inspektorë komunalë dhe inspektorë për mjedis jetësor, fundjavën e kaluar shqiptuan gjoba për ndezje zjarri në ambient të hapur, si dhe për hedhjen e paligjshme të mbeturinave. Janë gjetur dhe sanksionuar personat që kanë ndezur zjarr në ambient të hapur në Shuto Orizarë, për çka janë shqiptuar dy gjoba. Në komunën e Butelit, nga ana tjetër, në afërsi të stacionit të fundit të autobusëve në linjën numër 57, një person është kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të paligjshme, për çka edhe është gjobitur, transmeton Portalb.mk.

Gjatë fundjavës, rojtarët komunalë të Qytetit të Shkupit  kanë shqiptuar 11 gjoba ndaj personave fizikë për mosrespektim të rregullave ligjore dhe hedhjen e mbeturinave në hapësirën ​​publike në parkun e qytetit.

“Qyteti i Shkupit vazhdon mbikëqyrjen e intensifikuar inspektuese në hapësirat publike. Në mënyrë joselektive do të shqiptohen dënime për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, ndotin mjedisin dhe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media të Qytetit të Shkupit.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button