Qeveritë parazite të Ballkanit dhe BE

Bashkimi Evropian (BE) është partneri ynë ekonomik ku i gjejmë të mirat dhe në kohë krize çdo herë kërkojmë dhe presim ndihmë ekonomike dhe të ndërmjetësimit të konflikteve historike dhe atyre bashkëkohore. Disa partnerë të BE-së që synojë po të njëjtat vlera, sikur kanë haruar se pa paratë e taksapaguesve evropianë shumë procese dhe transformime nuk do të arriheshin në Ballkanin Perëndimor. Me dekada BE-ja është munduar që të na ndryshojë duke dhënë miliona euro në shumë fusha ku kapitujt e BE-së i kërkojnë ndryshimet e domosdoshme. Dhe tash a duhet vetëm Evropa të vazhdojë të na ndihmojë, kurse qeveritë e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të mos tregojnë përparime dhe aspak reformatore?! Viteve të fiundit përshkak të kufizimeve të zgjerimit të unionit drejt Ballkanit, nga qarqe të caktuara rajonale dhe jashtë janë lëshuar akuza të pa baza kundër BE-së se ‘ja evropianët nuk e mbajnë fjalën dhe janë tepër relegjioz’.
Për dinamikat e shoqërive ballkanike dhe të ardhmen e popujve duhet të mbajnë përgjegjësi të zgjedhurit, pasi në Ballkan ende vazhdohet të qeveriset me praktikat e vjetra komuniste. Zyrtarët dhe kritikët lokal të Ballkanit që e shajnë BE-në, harrojnë se me vite po të njëjtit politikanë qeverisin dhe natyrisht janë ndër penguesit e reformave dhe të përparimit. Çështja e sundimit të ligjit dhe e transformimeve, nuk duhet lënë në duart e një klase e cila është fajtore për korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Dihet se në një vend ku nuk respektohet jeta e njeriut, ambienti dhe liritë individuale, është e kotë që të kërkohen reforma, pasi po aty nuk funksionon asgjë.
Historikisht, Ballkani ka qenë hapësira ku fuqitë evropiane dhe Perandoria Osmane eksperimentuan me dekada e shekuj dhe ku modernizimi filloi shumë vonë. Një shekull që kur përfundoi LPB- Evropa edhe pse mundohet të paraqitet me një pamje të re, përsëri disa shtete vazhdojnë të sillen si në shek. XX. Përdersia do të kemi paraqitje të tilla të disa drejtuesve nga Brukseli dhe Strazburgu, liderët e rajonit do të jenë po të njëjtit dhe ndihmat evropiane do të keqpërdoren kurse reformat që kërkohen nga kapitujt e BE-së, nuk të zbatohen dhe do të mbesin vetëm dëshira dhe ëndërra.
Kur jemi tek raportet aktuale në mes BE-së dhe Ballkanit, Brukseli ka premtuar se do të vazhdojë me zgjerimin me anëtarë të rinj dhe po këtu ShBA-ja nga Franca ka kërkuar që të mos bëhet pengesë për fillimin e negociatave me shtetet e Ballkanit. Në ndërkohë, përdreisa BE-ja bën premtime, njëkohësisht dhe ka dërguar pa ndërprerë ndihma qoftë materiale, grante dhe në të holla, qeveritë e rajonit sidomos e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë, vazhdimisht kanë kërkuar fillimin e bisedimeve, ndërsa në realitet gjendja reale në sektorët më të rëndësishëm dhe të qeverisjes së mirë, paraqitet tepër dramatike. Serioziteti i tyre për tu bërë shoqëri të shëndosha duket se është larg, pasi janë qeveri parazite dhe mbështeten në para të gatshme dhe në pritje të projekteve për të kënaqur klanet e jo ndërtimin e shteteve stabile. Të tillë gjithnjë mbështeten në situatat e sigurisë dhe gjeopolitikat që mund të shkojnë në favor të mbylljes së syve të perëndimit ndaj kepërdorimeve, shkeljeve të të drejtave dhe mos zbatimit të sdandarteve që kërkohen nga BE. Vende të tilla dhe qeveri kanë dy zgjidhje: të bëhen si BE-ja dhe shoqëritë e avancuara ose të duken si Bjellorusia dhe shumë shtete tjera semi autokratike.

Selim Ibraimi

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button