fbpx

Maqedonia s’ka bërë pothuajse asgjë për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Maqedonia e Veriut nuk ka bërë pothuajse asgjë për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ky vlerësim ka ardhur nga Raporti i Komisionit Evropian, por edhe mund të shihet nga ajo që është bërë në insitucionet e vendit. Portalb.mk, do po ju sjell në vija të përgjithshme një mini-analizë mbi atë se çfarë është premtuar, çfarë është bërë dhe çfarë kërkoi BE gjatë vitit 2020, rekomandime, të cilat u adresuan edhe për vitin 2022.

Vendi premtoi forcimin e rolit dhe kapaciteteve të Komitetit nacional për luftën kundër Terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe zbatimi të mëtejshëm i rregullativës bilaterale (Plani të përbashkët akcional) për luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Çfarë është premtuar: Emërimi i Zëvendës Koordinatorit Kombëtar të Kundër Terrorizmit. Zbatimi i gjetjeve të misionit vlerësues për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (sigurimi i kushteve hapësinore, punësimi, buxheti)

Çfarë është bërë: Qeveria në seancën e mbajtur më 30 korrik 2021, solli Vendim për emërimin e Koordinatorit të ri nacional për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe zëvendës koordinator të ri nacional për luftimin e terrorizmit. Funksionet e tyre kanë nisur më 1 gusht 2021.

Janë formuar katër ekipe aksionale në njësitë lokale: Shkup- Çair, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë të cilët realizuan aktivitet vijuese:

Zbatimi i aktiviteteve të parashikuara në planin e tyre aksional:

  • Janë mbajtur debate lokale për të rinjtë
  • Janë përgatitur punime për analizën e politikave të vendit për ndërtimin e lidhjeve ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal dhe liderëve fetarë
  • Është mbajtur trajnim për ngritjen e kapaciteteve për pushtet lokale, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë
  • Janë mbajtur dialogje për ndërtimin e besimit ndërmjet pushtetit lokale, shërbimeve për siguri të Qeverisë dhe udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve fetare
  • Është zhvilluar modul trajnimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm për ngritjen e kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe shoqatave rinore dhe sportive
  • Janë mbajtur trajnime për ngritjen e kapaciteteve lokale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm për shoqatat rinore dhe sportive të organizatave të shoqërisë civile
  • Është krijuar platformë e mbyllur online që u mundëson përdoruesve të dërgojnë, lexojnë dhe shpërndajnë dokumente përkatëse, punime kërkimore, ngjarje dhe të ngjashme.
Ura e Gurit në Qendër të Shkupit, foto: nga Portalb.mk
Ura e Gurit në Qendër të Shkupit, foto: nga Portalb.mk

Çfarë është premtuar: vendi gjithashtu premtoi forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operacionale të Qendrës nacionale të koordinimit për menaxhimin e integruar të kufirit dhe qartësimi i kompetencave të saj në raport me institucionet e tjera.

  • Përcaktimin e kompetencave të Qendrës nacionale koordative për menaxhim të integruar të kufirit që mbivendosen me institucionet e tjera
  • rregullimi i kompetencave të Qendrës nacionale të koordinimit për menaxhimin e integruar të kufirit në akte ligjore dhe nënligjore
  • sigurimi i buxhetit për kapacitete operative

Çfarë është bërë: Qeveria shqyrtoi mundësinë e transferimit të kompetencave të Mekanizmit nacional koordinimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Është përgatitur propozim Strategji nacionale për menaxhimin e integruar të kufirit. Përkatësisht premtimi ka mbetur në letër.

Çfarë u premtua: Forcimi i regjistrimit sistematik të migrantëve dhe mbrojtja e profilizimit të të dhënave të ndjeshme për të siguruar që po zgjidhen nevojat e tyre

Miratimi i një masterplani për ngritjen e një sistemi IT për regjistrimin e migrantëve
Miratimi i një rezolute të re për politikën e migracionit 2021-2026, si dhe sjellja në Kuvend

Çfarë është bërë: Grupi ndërministror për krijimin e politikës së migracionit ka përgatitur tekstin e Rezolutës së re për politikën e migracionit për 2021-2026. Pas konsultimeve, Qeveria më 2 nëntor 2021 miratoi Projekt-Rezolutën për politikën e migracionit me Planet e akcionale dhe e dorëzoi në Kuvend.

Pra, nuk është miratuar masterplani për ngritjen e sistemit IT për regjistrimin e migrantëve dhe as Projekt-Rezoluta për politikën e migracionit me Planet e akcionale nuk është miratur në Kuvend.

Raporti i BE-së për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, konstaton “njëfarë” progresi në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin e përbashkët të aksional për kundër-terrorizmin për Ballkanin Perëndimor dhe implementimin e marrëveshjes bilaterale. Vendi llogaritet mesatarisht i përgatitur për zbatimin e acquis-it të BE-së. Është bërë “njëfarë” progresi në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, kryesisht në përmirësimin e kapaciteteve operacionale të agjencive të zbatimit të ligjit. Është përmirësuar zbatimi i prioriteteve të Planit të përbashkët të aksional kundër terrorizmit.

Më tej thuhet se masat për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit duhet të vazhdojnë, si dhe përpjekjet për menaxhimin e migracionit.

Regjistrimi i migrantëve duhet të kryhet në mënyrë sistematike dhe duhet përmirësuar profilizimi i ndjeshëm ndaj mbrojtjes, gjë që nuk po ndodh.

Raporti rekomandon se vendi duhet të krijojë sistem të duhur për menaxhimin e lëvizjeve të parregullta dhe të ndalojë praktikën e kthimit të emigrantëve jashtë kuadrit ligjor. Duhet të merret një qasje më sistematike për të luftuar kontrabandën e migrantëve.

Konstatimi i fundit është se shumica e rekomandimeve nga raporti 2020 mbeten të pazgjidhura. Vitin e ardhshëm, vendi duhet në veçanti të:

  • Të vazhdojë implementimin proaktiv të reformave institucionale të sektorit të sigurisë (policisë kriminale, njësive financiare, Qendra Kombëtare të Koordinimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar) për të arritur rezultate të mëtejshme të prekshme;
  • Të vazhdojë implementimi i Planit të Përbashkët Aksional kundër Terrorizmit, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, dhe sigurimin e performancës efektive të zyrës së Koordinatorit nacioanl duke ndarë buxhet të mjaftueshëm;
  • Regjistrimi sistematik i migrantëve dhe përmirësimi i profilizimit të ndjeshëm ndaj mbrojtjes duke miratuar një qasje më sistematike për luftimin e kontrabandës së migrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button