SHA ESM javën e ardhshme zyrtarisht do ta ndërmerr menaxhimin me BEG dhe Ngrohtoren Shkup Veri

SHA ESM i përshëndet masat të cilat i ndërmarrin Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe KRRE për tejkalim të krizës me furnizim me energji elektrike dhe krizës me furnizim me energji për ngrohje, njofton Portalb.

“SHA ESM në vazhdimësi shfaq gatishmëri dhe bashkëpunim me institucionet dhe në periudhën e kaluar është vënë në dispozicion për angazhim të saj plotësues dhe përfshirje në proceset për tejkalim të gjendjeve të krizës”, thonë nga kjo kompani.

Në pajtueshmëri të Dekretit të miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë lidhur me krizës e ndodhur në furnizimin me energji për ngrohje dhe vendimet plotësuese të cilat do të pasojnë, SHA ESM do ta ndërmerr menaxhimin me BEG-un deri në përfundim të krizës me furnizimin me energji për ngrohje.

“Ndërmarrja e menaxhimit me tre subjektet e BEG-ut, (Prodhimtari, Distribuim dhe Furnizim) dhe me Ngrohtoren SHA Shkup Veri pritet që gjatë javës vijuese, pasi SHA ESM t’i marrë nga ana e Qeverisë vendimet e nevojshme dhe obligimet për zbatim të ndërmarrjes”, thonë nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, SHA ESM nënshkroi marrëveshje me SHoqatën për prodhimtari të energjisë elektrike dhe për ngrohje TE-TO SHA Shkup.

“Me këtë marrëveshje TE-TO do ta rrisë vëllimin e prodhimtarisë të energjisë elektrike dhe për ngrohje, gjegjësisht do të punojë me kapacitet maksimal, shtatë ditë në javë në vend që pesë ditë si deri më tani, në periudhën nga ora 05:00 të mëngjesit deri në ora 01:00 pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht do ta përmbush kapacitetit të instaluar maksimal prej 227 megavatëve. Energjinë elektrike do ta ndërmerr SHA ESM, ndërsa sasinë e rritur të energjisë për ngrohje e cila del nga procesi do të dërgohet në BEG dhe Shkup Veri, gjegjësisht në rrjetin e ngrohjes në Qytetin e Shkupit”, theksojnë nga SHA ESM.

Nga atje potencojnë se ngrohja në Qytetin e Shkupit nuk do të shkyçet në terminim e mbrëmjes deri në ora 22, siç ishte konfirmuar deri tani, por energji për ngrohje për shfrytëzuesit do të ketë deri në mora 01:00.

“Deri në ditën e ndërmarrjes së BEG nga ana e SHA ESM, të gjithë shpenzimet për dërgesë të ngrohjes në Shkup do t’i bart TE-TO”, thonë nga kompania.

Nga SHA ESM theksojnë se qëndrojnë në qëndrimin se vendimet që i sjellin Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe KRRE, dhe ndërmarrja e detyrimeve nga ana e SHA ESM, do ta stabilizojë furnizimin me energji për ngrohje, por edhe elektrike ndaj qytetarëve, duke pasur parasysh atë që ekziston krizë energjetike në korniza globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button