Shaqiri: Jemi të fokusuar në të ardhmen dhe sfidat e reja

Që nga dita ime e parë e marrjes së këtij mandati dhe deri në ditën e tij të fundit, puna ime është karakterizuar dhe udhëhequr nga parimi i transparencës dhe ndershmërisë sepse unë besoj se ndershmëria është politika më e mirë, thekson ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njofton Portalb.

Kjo periudhë, siç thekson Shqiri përmes kumtesës nga MSHIAme rastin e ditës së tij të fundit si njeri i parë në këtë Ministri, ka qenë  e mbushur me shumë sfida dhe arritje.

“Reforma në administratën shtetërore, Ligji për udhëheqësit e lartë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik, Ligji për nëpunësit administrativ, digjitalizimi i shërbimeve, projekti ‘Një pikë shërbimi’, sistemi i interoperabilitetit, identifikimi digjital, Strategjia nacionale e TIK-ut, web-faqet e unifikuara, Strategjia e të dhënave të hapura, Sistemi për menaxhimin e dokumenteve (DMS), projekti për sigurinë kibernetike, ‘Roam like at home’, përmirësimi i rrjetit të telekomunikimit, harmonizimi i legjislacionit vendas me atë evropian në fushën e medias janë procese të pakthyeshme, për realizimin e së cilëve është punuar dhe po punohet me përkushtimin më të madh, shton Shaqiri.

Sipas Shaqirit, këto procese janë të pandalshme dhe të pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve euroatlantike dhe Bashkimit Evropian.

“Për këtë arsye, jam i gatshëm që ministrit të ardhshëm t’i ofroj mbështetjen dhe konsulencën time, në mënyrë që të vazhdojë pa pengesa realizimi i këtyre proceseve. Tani i gjithë fokusi im drejtohet kah e ardhmja dhe sfidat e reja që ajo sjell me vete. Duke e njohur veten time dhe duke u udhëhequr nga parimet e transparencës dhe ndershmërisë në punë, besoj se do t’ja dal mbanë me sukses secilës sfidë me të cilën do të përballem“, potencon ministri Shaqiri.

Ministri i deritanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri nga BDI-ja duhet ta merr resorin e arsimit dhe shkencës në qeverinë e re për të cilën në Parlament do të votohet këtë fundjavë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button