fbpx

Nuk është e vërtetë se vaksinat kundër Kovid-19 dëmtojnë sistemin imunitar

Nuk është e vërtetë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar që vaksinat kundër Kovid-19 dëmtojnë sistemin imunitar të njerëzve, ashtu siç pohon ky video-postim të cilin e recensojmë. Deklaratat e fundit të zëdhënësve të qeverisë britanike janë nxjerrë nga konteksti, këtë na konfirmoi edhe mjeku Mario Jovanoski sipas të cilit kjo tezë nuk mban, shkruan Portalb.mk.

Në një video të publikuar nga Herra Dura në “Fejsbuk” pretendohet se vaksinat kundër Kovid-19 dëmtojnë sistemin imunitar të njerëzve, dhe këtë sipas tyre, e mbështesin në një dokument të qeverisë britanike.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pranon që vaksinat kanë dëmtuar sistemin imunitar natyror të organizmit, në javën e 42 të raportit të mbikqyrjes së vaksinave Kovid-19, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar pranoi  në faqen 23 se nivelet e antitrupave duket të jenë më të ulëta te njerëzit që infektohen me virus pas dy dozave të vaksinimit” thotë kjo video.

Sipas mjekut Mario Jovanoski, kjo rezulton të jetë e pavërtetë ndërkaq ai theksoi se nuk ka gjasa që vaksinat të dëmtojnë sistemin imunitar të njeriut dhe se sipas tij, bëhet fjalë për një deklaratë të nxjerrë nga konteksti në mënyrë të qëllimshme.

“Absolutisht nuk është i vërtetë konstatimi se vaksinat kundër Kovid-19 e përkeqësojnë sistemin imuntar te njerëzit. Qeveria e Mbretërisë së Madhe këto ditë doli me një deklatë, e cila në disa medie u nxorr nga konteksti qëllimisht” tha mjeku Jovanoski.

Përveç kësaj, në këtë video thuhet se rrënia e antitrupave te personat e pavaksinuar është e përhershme, dhe sipas tyre kjo mbështetet në ekspertizat e disa ekspertëve, por, pa përmendur emrat e tyre dhe pa shtuar linqe që të lexojmë dokumentet nga ku është bazuar ky “lajm”.

“Më tej spjegon se kjo rrënie e antitrupave është në thelb dhe e përhershme, sipas ekspertëve kjo deklaratë pohon se sapo individi vaksinohet me dy doza, nuk do të jetë më në gjendje të fitojë imunitet të plotë natyror kundër varianteve të Kovid-19 ose ndonjë virusi tjetër. Raporti thekson gjithashtu se të riturit e vaksinuar plotësisht tani janë duke u infektuar në një shkallë më të lartë krahasuar me të pavaksinuarit” thuhet në këtë video.

Mjeku Jovanoski shpjegoi se faktikisht nuk ekziston asnjë studim i cili përputhet me teorinë e cila pretendohet përmes kësaj videoje, ai shtoi se është e vërtetë se me kohë ka rënë përqindja e efikasitetit të vaksinave por megjithatë vaksinat ende ndihmojnë shumë.

“Gjegjësisht, nuk ekziston një studim i tillë i cili përputhet me teorinë e lartëpërmendur. Vetë deklarimet e kësaj qeverie, gjegjësisht vërteton zvogëlimin e përqindjes së efikasitetit të vaksinave ashtu siç po kalon edhe koha (ajo përqindje e cila në fillim mendohej të ishte 90%, sidomos për vaksinat Pfizer dhe AstraZenecca), dhe sidomos kundrejt variantit të ri Omikron. Gjithsesi, gjasat që personat e vaksinuar të infektohen, të kalojnë virusin me fotografi të rëndë klinike dhe hospitalizim, janë në mënyrë dramatike shumë më të ulëta, gjë që tregon një përfitim të madh nga vaksinat” tha mjeku Mario Jovanoski.

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Përveç kësaj, mjeku Jovanoski shtoi se mbrojtje 100% nga mundësia e infektimit me virusin korona ende nuk ka, por vazhdimisht po studijohen mënyra të reja me anë të së cilave do të luftohet virusi korona.

“Informacioni më i fundit i cili vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) është se ndoshta variantet buster nuk janë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga variantet e reja, por gjetja e vaksinave të cilat do të kenë fuqi më të madhe në luftën me variantet e reja, mbase edhe ndonjë zgjidhje më të mirë të problemit. Për këtë njerëzit duhet të dijnë se 100% mbrojtje nga mundsia e infektimit me virus nuk ka, pa marrë parasysh statustit të vaksinimit. Ajo që duhet të vendoset si fokus, është realizimi i vaksinimit sa më masiv si dhe respektimi i masave të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë” deklaroi mjeku Mario Jovanoski.

Në këtë video, në mes të tjerash pretendohet se Mbretëria e Bashkuar ka hequr të gjitha masat për personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në këtë vend, që nuk është e vërtetë.

“Ndërkohë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson deklaroi gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në North Hamton se pavarësisht që shtetet evropiane po i bëjnë të detyrueshme vaksinat, Mbretëria e Bashkuar do të ruajë qasjen e saj vullnetare. Ndërkohë masat e reja të pandemisë në Britani nga qeveria i kanë dhënë fund karantinës për qytetarët që hyjnë në këtë vend dhe gjithashtu testi PCR para udhëtimit nuk është më i nevojshëm” thuhet në video.

Sipas CNN, në Mbretërinë e Bashkuar mund të udhëtojnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata nën moshën 18 vjeçe, ndërkaq, të pavaksinuarit në mënyrë që të udhëtojnë në këtë vend duhet të kryejnë testet e nevojshme për virusin korona. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka krijuar një listë të shteteve në listë “të kuqe” dhe “të gjelbër” dhe masat e udhëtimit dallojnë varësisht nga situata epidemiologjike i vendit nga i cili do të udhëtoni.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button