Deri më 10 shkurt mund të aplikohet për projektet e UNESKO-s për projekte deri 38 mijë dollarë

Subjektet juridike në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 10 shkurt të këtij viti për të fituar projekte në vlerë deri 38 mijë dollarë, projekte që duhet realizuar deri në fund të vitit 2023, transmeton Portalb.mk.

“Projekti duhet të jetë në përputhje me prioritetet e NATO-s në pesë fusha kryesore programore: arsim, shkencat natyrore, shkencat natyrore, kulturë, komunikim dhe informacion për periudhën nga vitit 2022 deri 2025”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Shtetet do të mund të aplikojnë me më së shumti shtatë propozim-projekte nga pesë fushat. Projektet në nivel nacional do të financohen deri 26 mijë dollarë, ndërsa ato në nivel rajonal deri 38 mijë dollarë.

Subjektet juridike duhet të dorëzojnë propozim-projektet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze ose franceze më së voni deri më 10 shkurt, në formë elektronike dhe të printuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button