Maqedonia e Veriut ka pranuar edhe 67 qytetarë të Afganistanit

Në kuadër të aksionit humanitar për pranimin e refugjatëve nga Afganistani për shkak gjendjes së përkeqësuar atje, Maqedonia e Veriut ka vazhduar të pranojë 67 qytetarë për qëndrim të përkohshëm, transmeton Portalb.mk.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, sot ka ardhur grupi prej 67 qytetarë të Afganistanit, të punësuar në Institutin Nacional Demokratik (NDI) dhe Fondacionin Nacional për Demokraci (NED) dhe anëtarët e familjes së tyre”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi që qëllimi kryesor i këtij aksioni është të sigurojë transportin e tyre deri në një shtet të tretë.

“Qytetarët do të vendosen përkohësisht në Shkup, ndërsa shpenzimet plotësisht do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtarë”, sqarojnë nga Qeveria, duke theksuar se në vend tani janë 579 qytetarë afgan, ndërsa janë larguar 141 afgan në një shtet të tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button