Mitsotakis: Kritika ime për Marrëveshjen e Prespës ka të bëjë me kombësinë dhe gjuhën, jo me emrin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se kritikat e tij ndaj Marrëveshjes së Prespës nuk kishin të bënin me emrin, por “gjuhën maqedonase dhe përkatësinë etnike maqedonase”. Siç raporton MIA, në një intervistë për televizionin grek “Antenna”, ai tha se vazhdon të besojë se marrëveshja është një gabim i madh, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, “ato gabime” nuk mund të shërohen dhe se tani Greqia po përpiqet për marrëdhënie të mira me Maqedoninë.

“Greqia është burim natyror i hyrjes së energjisë në Ballkan dhe Evropën Qendrore dhe Lindore dhe kemi për qëllim ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë rol”, citon MIA të ketë thënë Mitsotakis në një intervistë për Antena.

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) duhet të fillojë, pasi përmes tij Greqia “do të ketë mundësi të bëjë presion për zbatimin e marrëveshjes dhe të kurojë çdo dobësi aq sa e lejon korniza ligjore”, njoftoi MIA.

Maqedonisë prej kohësh i është vënë veto nga Bullgaria për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sofja kërkon që pala maqedonase të njohë rrënjët bullgare në identitet dhe gjuhë, si dhe të përfshijë në kushtetutën maqedonase bullgarët që jetojnë në Maqedoni. Identiteti dhe gjuha maqedonase janë vija të kuqe të autoriteteve maqedonase dhe, siç sigurojnë ata, as nuk janë negociuar dhe as do të negociohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button