fbpx

Sony po ndryshon strategjinë, vazhdon të prodhojë PS4

Kompania teknologjike Sony do të vazhdojë të prodhojë PlayStation 4, pavarësisht njoftimeve të mëparshme për ndërprerje në vitin 2021, raporton KOHA, transmeton Portalb.mk.

Për të përballuar mungesën globale të ‘consolave’ PlayStation 5, Sony thuhet se ka vendosur të prodhojë më shumë modele PlayStation 4 sesa ishte planifikuar më parë.

Taktikat e përmendura zbatohen për të mbushur boshllëkun në stoqe dhe për të mbajtur lojtarët në ekosistemin e PlayStation.

Kjo strategji duhet të lejojë që rreth një milion shtesë PS4 të jenë në treg. Ky numër mund të përshtatet me kërkesat dhe nevojat e tregut.

Theksohet se ky vendim është marrë sepse ‘consola’ e vjetër përdor çipa më pak të avancuar, është më e lehtë për t’u prodhuar dhe është një alternativë më e lirë për PlayStation 5.

Sony konfirmoi për Bloomberg se prodhimi i PS4 do të vazhdojë në vitin 2022, por mohoi pretendimet se planifikon të ndalojë prodhimin përfundimtar të ‘consoles’ së saj të vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button