fbpx

Rusia nuk ka arsye tjera për të zhvilluar bisedime tjera me Perëndimin

Rusia nuk sheh asnjë arsye për të zhvilluar rund të ri të bisedimeve me Perëndimin në ditët e ardhshme sa u përket çështjeve të sigurisë, pasi nuk ka pasur përparim këto ditë, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, transmeton REL.

“Nuk shoh arsye për të biseduar në ditët e ardhshme, për t’u mbledhur sërish dhe për të nisur diskutimet e njëjta”, ka thënë Ryabkov në një intervistë për kanalin televiziv në gjuhën ruse, RTVI.

Ai ka akuzuar homologët e Perëndimit për mungesë të “fleksibilitetit” për të zhvilluar negociata në “tema serioze”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë zhvilluar bisedime me Rusinë me qëllim të uljes së tensioneve me Ukrainën, afër kufirit të së cilës janë pozicionuar mijëra trupa ruse.

Rundet e bisedimeve në Gjenevë dhe Bruksel këtë javë, kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Në muajin dhjetor, Rusia ka prezantuar planin që parasheh kufizimin e aktivitetit të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropën Lindore, duke thënë se aleanca veri-atlantike nuk duhet të pranojë Ukrainën, apo Gjeorgjinë si anëtarë të rinj.

“Ne propozojmë që të analizojmë secilin artikull”, në mënyrë që të jemi të gatshëm për të nënshkruar marrëveshje ligjërisht obliguese. Kjo gjë është e pamundshme sot, sepse për elementet kyçe të tekstit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë duke na thënë ‘jo’”, ka thënë Ryabkov.

Ryabkov, i cili ka udhëhequr delegacionin rus në bisedimet me zyrtarët amerikanë në Gjenevë, ka thënë se është e vështirë që t’iu besohet vendeve anëtare të NATO-s.

Këto negociata janë zhvilluar pasi Perëndimi shqetësohet se Rusia mund ta pushtojë shtetin fqinj, Ukrainën.

Të mërkurën, senatorët e Partisë Demokratike në SHBA, kanë kërcënuar me pasoja të rënda nëse Rusia pushton Ukrainën, përfshirë sanksione ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe bankave ruse.

Ryabkov ka thënë se Rusia është mësuar me sanksione – të cilat fillimisht janë aplikuar ndaj Moskës kur ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014 – dhe se nuk nënshtrohet ndaj presionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button