Dy të tretat e britanikëve kërkojnë dorëheqjen e Boris Johnsonit pasi kishte zhvilluar festë gjatë karantinës

Kryeministër britanik Boris Johnson po përballet me thirrje në rritje për dorëheqjen e tij pas pretendimeve se ai dhe gruaja e tij morën pjesë në një mbledhje me dhjetëra njerëz në rezidencën e tij në Downing Street gjatë karantinës së parë të koronavirusit, raporton Euroactiv.

Rreth 66% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se Johnson duhet të tërhiqet, sipas një sondazhi të ri të opinionit nga Savanta ComRes,  publikuar të martën.

Zbulimet se rreth 100 njerëz ishin të ftuar në një ngjarje në kopshtin e rezidencës së Kryeministrit në Downing Street gjatë karantinës në maj 2020 shkaktuan një reagim të furishëm nga ligjvënësit të martën.

Në atë kohë, përzierja e familjeve të ndryshme ishte e ndaluar rreptësisht si pjesë e masave të rrepta për të kontrolluar përhapjen e kovidit, me shkelësit e rregullave që u përballën me gjoba të rënda.

Gjithsej 62% e të anketuarve thanë se zbulimet e reja janë shkelje më e rëndë e besimit sesa zbulimet se stafi i Johnsonit mbajti festë Krishtlindjesh në dhjetor 2020 kur qeveria i kishte ndaluar gjithashtu këto mbledhime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button