Me kërkesë të studentëve, leximorja në bibliotekën “Vëllezërit Milladinovci” do të punojë non-stop

Orari i punës së leximores në bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup, me kërkesë të studentëve, zgjatet në 24 orë, njoftoi Qyteti i Shkupit. Kjo u dakordua në takimin e djeshëm të kryetares Danela Arsovska me përfaqësuesit e Kuvendit studentor universitar në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” (KSU UKM), Eva Cvetkovska dhe Vera Palevska, transmeton Portalb.mk.

Cvetkovska dhe Palevska në emër të studentëve kërkuan që t’u lejohet të vizitojnë sallën e leximit 24 orë në ditë, përkatësisht studentët të mos ballafaqohen me probleme të tipit leximore të mbyllura sa herë që kanë nevojë. Biblioteka “Vëllezërit Miladinov”, deri më tani, për shkak të pandemisë, është hapur në periudhën nga ora 08:00 deri në 20:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 07:00 deri në ora 15:00 të shtunën.

KSU UKM prej muajsh kërkon nga institucionet kthimin e orarit të punës 24 orëshe të leximores në këtë bibliotekë. Studentët organizuan edhe peticion online duke kërkuar kthimin e punës me kohë të plotë, i cili u nënshkrua nga mbi 1.500 studentë.

Menaxhmenti i “Vëllezërit Miladinov” atëherë thanë se janë në pritje të vendimit të Komisionit për Sëmundje Infektive që të kthehet në orar të plotë.

Ndryshe, KSU UKM në fund të vitit 2021 dërgoi disa kërkesa të “Vitit të Ri” në institucionet shtetërore, e ndër to ishte edhe zgjatja e orarit të punës së “Vëllezërit Miladinovci”.

“Të parët që reaguan ndaj kërkesave tona dhe na thirën në takim për të diskutuar rreth kërkesave tona ishte Qyteti i Shkupit. Më në fund e kthyem labirintin institucional për të hapur leximoren Vëllezërit Milladinovci 24/7 dhe arritëm që nga e hëna, më 17 janar, leximorja të punojë sërish 24/7”, njoftuan nga KSU UKM.

Paraprakisht, kërkesa për t’u rikthyer në orarin 24/7 të leximores është pranuar nga Qendra shtetërore e studentëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button