Futbollistët e ftuar të Maqedonisë së Veriut që do të luajnë kundër Portugalisë nesër dhe pasnesër në futsall

Maqedonia e Veriut më 13 janar në ora 09:00 dhe më 14 janar në ora 18:45 në Lisbonë do të përballet me ekipin e Portugalisë në futsall, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësuesja e Maqedonisë ka pranuar ftesë për dy ndeshje kundër kampionit botërorë Portugalisë, përfaqësuese e cila po përgatitet për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian në Holandë, i cili do të fillojë më 19 janar”, bëjnë të ditur nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).

Këto dy ndeshje do të jenë kontrolluese, ndërsa trajneri i Maqedonisë së Veriut ka ftuar këta futbollistë: Antonio Petrovski, Ivan Stojanovski, Zoran Leveski, Igor Leovski, Darko Rangotov, Jakup Ramadani, Martin Todorovski, Taulant Ismail, Ivan Krstevski, Erkan Seferi, Dragan Petroviq, Ferid Agushi dhe Gjokica Xho Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button