Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua përsëri tërmet në orët e pasdites

Opservatori Seizmiologjik në Maqedoninë e Veriut rreth orës 16:14 ka regjistruar tërmet me epiqendër në vijën kufitare me Greqinë, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që tërmeti i regjistruar ka qenë me magnitudë ML4,5. Dridhjet më të mëdha janë regjistruar në Manastir me intensitet prej V në bazë të shkallës evropiane.

“Epiqendra e tërmetit gjendet 120 kilometra në jug të Shkupit, në Greqinë fqinjë në kalimin kufitar Manastir- Lerin”, sqarojnë nga Opservatori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button