Prokuroria në Gostivar ndjek penalisht dy vëllezër për lëndime të rënda trupore

Prokuroria Themelore Publike Gostivar njofton se Prokurori Publik ka ngritur aktakuzë kundër dy personave nga fshati Dobërdoll të cilët kanë kryer veprën penale, Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 02.05.2021, përballë një objekti hoteliere në fshat, me dashje kanë plagosur rëndë një person me të cilin paraprakisht kishin hyrë në një debat verbal. Dy vëllezërit e akuzuar fillimisht e kanë goditur viktimën me shkopinj dhe kur ai ka rënë përtokë kanë vazhduar ta godasin me shkelma dhe grushta derisa ka humbur ndjenjat. Nga goditjet janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, çarje në kokë, dërrmim i bërrylit dhe thyerje në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë”, informojnë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button