Petkov dhe Radev debatojnë për qëndrimet ndaj Shkupit, Karakaçanov po proteston

Takimi i Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për qëndrimin e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, i thirrur nga presidenti bullgar Rumen Radev javën e kaluar, ka filluar përpara vizitës së kryeministrit të ri Kiril Pekov në Shkup, të planifikuar për 18 janar. VMRO-ja bullgare proteston dhe thotë se protesta është për shkak të deklaratave kontradiktore të kryeministrit Kiril Petkov dhe shton se partia po mendon të organizojë referendum për këtë temë, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, përfaqësues të partisë bullgare VMRO u mblodhën para ndërtesës së Presidencës në Sofje, ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, për të protestuar kundër ndryshimit të mundshëm të qëndrimit të Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Qeveria bullgare ka shans për t’i bërë ballë presionit nga RMV, nëse do, nëse nuk do – do të bjerë”, tha eurodeputeti i partisë, Angel Xhambazki.

Ai i bëri thirrje Kiril Petkovit që të mos lejojë tërheqjen nëse ka presion nga fuqitë perëndimore

“Ne madje pyesim veten nëse qëndrimi i vendit tonë mund të konfirmohet në një referendum kombëtar”, tha ai.

Sipas mediave bullgare, takimi i kryesisë shtetërore bullgare të thirrur nga Radev pritet të konfirmojë se Bullgaria nuk do të lejojë që Shkupi të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE derisa të përmbushë kërkesat e Sofjes.

Kryeministri Petkov, nga ana tjetër, në të kaluarën ka paralajmëruar mundësi për dalje të shpejtë nga ngërçi, ndërsa partitë në koalicionin qeverisës ndajnë qëndrimin zyrtar, por ka disa dallime të vogla mes tyre. “Ne vazhdojmë me ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” janë më të moderuara, ndërsa BSP dhe “Ka popull të tillë” mbajnë një ton të prerë ndaj Shkupit.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button