U arrestua shtetasi slloven pasi shpërndante drogë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se u ngrit kallëzim penal kundër  A.B. (42), shtetas slloven për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikoptrope dhe prekusorëve”, konkretisht për shkelje të nenit 215 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Me 09.01.2022, me urdhër të marrë paraprakisht nga ana e gjykatës, nëpunësit policorë nga Zyra e jashtme për punë kriminale Koçan kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe e kanë kapur A.V. (42) nga Republika e Sllovenisë, me qëndrim të përkohshëm në RMV. Gjatë kontrollit u gjet amfetaminë, një peshore dixhitale me mbetje amfetamine, sende të tjera me mbetje amfetamine, si dhe dy pako me nga 10 fara të kanabisit” informojnë nga MPB.

Nga atje shtuan se personi tani më është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Koçanit, më pas me kallëzim përkatës penal i është dorëzuar Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button