NASA ka përfunduar vendosjen e teleskopit hapësinor Webb (VIDEO)

Pas një çerek shekulli përpjekje nga dhjetëra mijëra njerëz, më shumë se 10 miliardë dollarë financime nga taksapaguesit dhe rreth 350 mekanizma vendosjeje që duhej të funksiononin pikërisht kështu, teleskopi hapësinor James Webb i hapi plotësisht krahët e tij. Anija kozmike masive përfundoi dislokimet e saj përfundimtare dhe procesi shkoi pa probleme, shkruan ARS Technica, transmeton Portalb.

Falë NASA-s dhe agjencive hapësinore në Evropë dhe Kanada, bota ka një teleskop të ri hapësinor të shkëlqyer që do t’i lejojë njerëzimit të shohë shumë larg thellësinë e kohës galaktike. Teleskopi madje mund të identifikojë planetet e para që janë të ngjashme me Tokën dhe gjinden rreth yjeve të tjera.

99 për qind e botës nuk do të dijë, nuk do të kuptojë sasinë e punës, inxhinierisë dhe dokumenteve që u bënë për ndërtimin, lëshimin dhe vendosjen e teleskopit hapësinor James Webb.

“Ky është një moment historik i mahnitshëm.” tha shefi i shkencës i NASA-s, Thomas Zurbuchen.

Shkencëtarët kanë qenë gjithmonë të etur për të parë më tej në universin e hershëm. Për të parë në të kaluarën, ata do të kishin nevojë për një mjedis të errët dhe të ftohtë larg Tokës. Kjo ndodh sepse mbledhja e dritës nga objektet më të zbehta dhe më të largëta në univers kërkon jo vetëm një pasqyrë shumë të madhe, por edhe asnjë ndërhyrje në sfond.

Për ta bërë këtë, shkencëtarët planifikuan të ndërtonin një teleskop që do të bënte vëzhgime në pjesën infra të kuqe të spektrit, ku gjatësitë e valëve janë vetëm pak më të gjata se drita e kuqe. Kjo pjesë e spektrit është e mirë për zbulimin e emetimeve të nxehtësisë dhe për shkak se këto gjatësi vale janë mjaft të gjata sa që ka më pak mundësi që ato të devijohen nga pluhuri ndëryjor.

Megjithatë, një teleskop i tillë do të duhej të ishte shumë i ftohtë, kështu që shkencëtarët arritën të krijonin një mburojë nxehtësie me madhësi të fushës së tenisit për të bllokuar dritën dhe nxehtësinë nga Dielli që të mos ndikonin në teleskopin Webb. Por, për shkak se asnjë raketë nuk ka një mbulesë tepër të madhe, kjo mburojë e nxehtësisë dhe teleskopi do të duhej domosdoshmërisht të paloseshin si origami për t’u futur brenda fshikëzës mbrojtëse në majë të një rakete. Një gjë  e tillë nuk ishte provuar më parë. Ndërtimi i kësaj mburoje të nxehtësisë, testimi i saj dhe sigurimi se mund të vendoset në hapësirë kërkonte më shumë se dy dekada.

Ndërsa lëshimi i teleskopit Webb në ditën e Krishtlindjes dy javë më parë ishte i rëndësishëm. Si pjesë e procesit të vendosjes, kishte 344 veprime ku një dështim me një pikë mund të shkatërronte teleskopin. Kjo është arsyeja pse shumë nga shkencëtarët dhe inxhinierët menduan se Webb kishte një shans mjaft të mirë për të dështuar një herë në hapësirë.

Por, tani ajo mburojë ultrakomplekse e nxehtësisë po funksionon. Temperatura në anën e teleskopit me pamje nga dielli është 55° Celsius, ose një ditë shumë, shumë, shumë e nxehtë në shkretëtirën e Saharasë.

Webb ende duhet të përshkojë rreth 370,000 km për të arritur një orbitë rreth një pike të qëndrueshme të Lagranzhit, L2. Shkencëtarët dhe inxhinierët duhet të kontrollojnë dhe të rreshtojnë 18 segmentet kryesore të pasqyrës. Instrumentet shkencore duhet të kalibrohen. Por, e gjithë kjo punë është rutinë kur bëhet fjalë për anijen shkencore. Ka rreziqe, me siguri, por këto janë kryesisht rreziqe të njohura.

Prandaj, mund të jemi mjaft të sigurt tani që Webb, në fakt, do të fillojë të bëjë vëzhgime shkencore këtë verë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button