fbpx

Ambasada e Japonisë në Shkup deri në muajin qershor do të pranojë aplikime për 80 mijë dollarë mbështetje financiare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut përmes institucioneve, organizatave dhe organizimeve të ndryshme do të mund të aplikojnë në Ambasadën e Japonisë për të fituar mbështetje financiare nga 70 mijë deri 80 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Ambasada e Japonisë mirëpret aplikimet për projekte në kuadër të “Grant Programit për Projekte të Vogla për Siguri Njerëzore“ (GGP) për vitin fiskal 2021. Të gjitha komunat, shkollat dhe çerdhet publike, si dhe organizatat jofitimprurëse të cilat pretendojnë në përmirësimin e nevojave themelore njerëzore mund të aplikojnë”, sqarojnë nga Ambasada, duke bërë të ditur që aplikimi mund të bëhet online përmes adresës ggp@sk.mofa.go.jp, duke plotësuar Formularin.

Raportohet që Ambasada japonezë nga viti 1966 deri më tani ka ndihmuar me mbi 422.3 milionë euro, ku vetëm përmes GGP-së janë ndihmuar 70 shkolla dhe 57 institucione shëndetësore dhe 31 automjete për ndërmarrje publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button