Arriti në Prishtinë ambasadori i ri i SHBA-së, Jeff Hovenier

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka arritur në Prishtinë, njofton Koha.net.

Lajmin e ka bërë të ditur i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i ngarkuar me punë gjatë muajve të fundit”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Nesër pritet të mbahet ceremonia e marrjes së kredencialeve, siç ka bërë të ditur Giacobbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button