fbpx

Nëntë të rinjtë nga Tetova, Shkupi, Kumanova e Kosova kishin humbur në Kodrën e Diellit, Policia i ka gjetur

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të gjejë nëntë të rinjtë që sot kanë humbur në Kodrën e Diellit, pasi kanë kërkuar ndihmë në orët e paradites, transmeton Portalb.mk.

“Dy të rinj nga Tetova të moshës nga 15 deri 19 vjeç kanë paraqitur në SPB Tetovë se për shkak kushteve jo të volitshme dhe mjegullës së dendur në Kodrën e Diellit, në afërsi të ski-liftit, ku janë ngjitur për skijim, janë humbur dhe pastaj nuk e kanë ditur se ku gjenden saktë”, sqarojnë nga Policia, e cila së bashku me ekipin e “Elem Turs” ka arritur t’i gjejë.

Së bashku me dy personat nga Tetova, Policia ka arritur të gjejë edhe shtatë persona nga Shkupi, Kumanova, dhe Kosova, mosha e të cilëve ishte nga 15 deri 45 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button