fbpx

Kundërspin: Ansambli “Tingujt e Karshiakës” në Turqi përfaqësoi Maqedoninë e Veriut, jo ndonjë vend tjetër

Ansambli nga Çairi, i cili performoi nën flamurin e Maqedonisë, e përfaqësoi folklorin e Maqedonisë së Veriut, si një vend multietnik, ndërsa folkloristët nuk ishin në harxhim të Ministrisë së Kulturës, por mysafirë të qytetit të Izmirit, i cili përzgjedh pjesëmarrësit e festivalit ndërkombëtar përmes një konkursi, raporton Vërtetmatësi.

Lëvizja për drejtësi sociale “Lenka”, shpërndau një fotografi nga shfaqja e ansamblit folklorik të festivalit në Turqi, me të cilën shtrembëron se Ministria e Kulturës “dërgoi një grup vallëzimi shqiptar për të përfaqësuar Maqedoninë“. Më tej, në postimin në Facebook shfaqen valltarët, të cilët, edhe pse performojnë nën flamurin e Maqedonisë në këtë festival, “përfaqësojnë një shtet tjetër, sepse populli maqedonas e ka vetëm këtë vend si shtëpi të vetme”.

SPIN: Në një festival ndërkombëtar në Turqi, Ministria e Kulturës e Irena Stefoskës, dërgoi një grup valltarësh shqiptar për të prezantuar Maqedoninë, ndërsa secili vend prezanton kulturën e kombit të tij përbërës!

Shqiptarët kanë vend tjetër për të prezantuar, ndërsa populli maqedonas ka vetëm këtë vend dhe veçoritë e tij kulturore si shtëpi të vetme. E Veriut është shndërruar në një bashkësi fisnore të etnive, një eksperiment postmodern ku etnia konstituive maqedonase si element dhe bërthamë KOHEZIVE e shtetit është shkatërruar plotësisht!

DORËHEQJE URGJENTE NGA MINISTRJA E KULTURËS IRENA STEFOSKA!!

[Burimi: Facebook, faqja e Lëvizjes “Lenka”, data: 24.12.2021]

KUNDËRSPIN: Shfaqja e Ansamblit “Tingujt e Karshiakës” nga Çairi i Shkupit në Festivalin Ballkanik të Folklorit dhe Kulturës, Turqi, më 30 shtator të këtij viti, nuk është përkrahur nga Ministria e Kulturës. E thirrur nga “Lenka”, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, mohon se valltarët kanë shkuar në Turqi me shpenzime shtetërore.

Lajmi që po përhapet në rrjetet sociale se Ministria e Kulturës ka mbështetur paraqitjen e ansamblit të përmendur për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në një festival ndërkombëtar në Turqi, është i rremë.

E vërteta është se ansambli ka konkurruar për këtë event në Konkursin vjetor, por Komisioni për Veprimtari Ndërkombëtare nuk e ka përkrahur.

Në politikat e Ministrisë së Kulturës është mbështetja e projekteve të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në vend, si dhe afirmimi i tyre ndërkombëtar. Të gjithë së bashku dhe veçmas, përfaqësojnë kulturën e vendit tonë.

Në këtë rast, me sa dimë, shpenzimet e vizitës që është realizuar, janë në llogari të nikoqirëve.

[Burimi: Facebook, profili i ministres së Kulturës, Irena Stefoska, data: 24.12.2021]

 

Në Festivalin Ballkanik të Folklorit dhe Kulturës në Izmir në periudhë dhjetëvjeçare, tre herë ka performuar ansambli “Nikolla Jonkov Vaparov”. Shefi i ansamblit me të njëjtin emër, Metodi Tolevski, ka konfirmuar për “Vërtetmatësin”, se qyteti i Izmirit, si mbrojtës i festivalit, mbulon të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit. Zgjedhja olr atë se kush do të marrë pjesë është e drejtë e organizatorëve të festivalit dhe e askujt tjetër, përfshirë ministrinë e një vendi të caktuar pjesëmarrës, nuk mund të vendosë se kush do të shkojë në Turqi.

Kryetari i Izmirit, çdo vit shpall konkurs, në të cilin paraqiten shumë ansamble dhe artistë nga i gjithë Ballkani. Ata kanë kritere strikte dhe nga të gjithë kërkohet që ansambli të ketë orkestrën e vet. Derisa të bëhet përzgjedhja, ka shumë pyetje dhe në fund është vendimi i tyre nëse dikush do të marrë pjesë. Pjesëmarrja jonë e fundit ishte në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ishte një ansambël nga Manastiri. Qyteti i Izmirit udhëhiqet nga turqit maqedonas dhe në atë rajon jetojnë shumë turq me rrënjë maqedonase. Ne kemi qenë në kohën kur kryetari ishte me origjinë nga Manastiri, herën tjetër nënkryetari i komunës kishte rrënjë dellçevare. Dellçeva është e binjakëzuar me Bornovën, komunë në Izmir dhe ne shpesh presim delegacione, duke përfshirë edhe biznesintha Tolevski.

Ai ka hasur në disa nga njoftimet, në të cilat dënohet fakti që një folklor shqiptar përfaqëson Maqedoninë në një festival ndërkombëtar.

Këto janë absurde. Folklori nuk ka kufij, por bashkon dhe afron kombet. Maqedonia është një vend multietnik dhe multikulturor, dhe siç e pashë, ansambli “Tingujt e Karshiakës” performoi nën flamurin maqedonas dhe nuk e shoh pse kjo është politizuarthotë Tolevski.

Ansambli “Tingujt e Karshiakës” nuk është i vetmi ansambël i këngëve dhe valleve shqipe që përfaqësoi Maqedoninë në Festivalin Ballkanik të Folklorit dhe Kulturës në Izmir.

Në vitin 2014 në këtë festival performoi ansambli i shkollës së mesme “Mavrovë dhe Rostushë” nga komuna me të njëjtin emër. Fotot e performancës së folkloristëve me kostume shqiptare janë ende në faqen e komunës.

Qyteti i Izmirit këtë festival ballkanik, e shpall si një nga dy festivalet më të mëdha, bazuar në traditën e vendosur nga Kemal Ataturku dhe të vazhduar nga kryetarët modernë. Është interesante se një komunë në Izmir (gjithsej janë 31) quhet Karshiaka, e cila përmban emrin e ansamblit, performanca e të cilit është problematizuar në këtë postim.

Festivali shpjegohet se është festë tetë ditore e unitetit, solidaritetit, miqësisë dhe paqes me valle popullore, koncerte, filma, shfaqje teatrale dokumentare, sfilata mode, panele,
ekspozita fotografike, stenda gastronomie dhe artizanale.

Nga ana tjetër, Lëvizja për drejtësi sociale – Lenka, në faqen e saj shkruan se është një grup njerëzish që punojnë për promovimin e parimeve bazë që ata mbrojnë: drejtësinë sociale, solidaritetin, lirinë dhe barazinë. Postimi që dënon performancën e ansamblit shqiptar, përveç dezinformimit, ka një konotacion nacionalist dhe nuk ka edhe “b” të barazisë që pretendohet se përfaqëson organizata.

Në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së ndër të tjera thuhet se:

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë. . . , konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim të vendosjes dhe forcimit të sundimit të ligjit, të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare, të sigurohet paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, prosperiteti ekonomik dhe avancimin e të drejtave personale dhe të përbashkëta, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike, miratojnë këtë Kushtetutë.

Kushtetuta përfaqësuesve të komuniteteve ju garanton të drejtën për të “shprehur, ushqyer dhe zhvilluar lirisht identitetin e tyre dhe veçoritë e komuniteteve të tyre dhe të përdorin simbolet e komunitetit të tyre. Përfaqësuesit e komuniteteve kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe të tjera për të shprehur, ushqyer dhe zhvilluar identitetin e tyre”. (Burimi: Kushtetuta e RMV)

Shoqëria maqedonase përkufizohet si multietnike, ku shqiptarët janë pjesë përbërëse. Shqiptarët e lindur në Çair të Shkupit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe sipas kësaj, pse do ta përfaqësonin Shqipërinë, siç sugjeron postimi?! Qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare jetojnë në Shqipëri, në Maqedoni, por edhe në Kosovë, me të cilën shqiptarët e Maqedonisë kanë lidhje më të forta se sa me Shqipërinë. Shqiptarët që jetojnë këtu e kanë shtetin dhe atdheun e tyre Maqedoninë dhe kërkesa për të përfaqësuar një shtet tjetër sepse ky është shteti i popullit maqedonas, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse shprehje e fshehtë e nacionalizmit.

Pikërisht ansambli “Tingujt e Karshikës” duke u prezantuar, me një nga tre qëllimet e tyre e mohojnë Lëvizjen “Lenka”:

Ansambli “Tingujt e Karshiakës” është formuar me qëllim që “të punojë në afirmimin e folklorit dhe kulturës shqiptare dhe maqedonase, si në Republikën e Maqedonisë ashtu edhe jashtë saj”.

Gjatë performancës së tyre në Festivalin Ballkanik të Folklorit dhe Kulturës në Izmir, siç shihet nga një nga videot e shpërndara, folkloristët luajnë dhe kërcejnë valle maqedonase.

Jo vetëm në festivalin në Izmir, por prej vitesh ky ansambël ka përfaqësuar folklorin e Maqedonisë jashtë vendit. Për ilustrim, në vitin 1993, “Tingujt e Karshiakës” ishin përfaqësues të Maqedonisë në iniciativën kulturore botërore “World folk vision“, faqja e së cilës ende mban flamurin maqedonas mbi emrin e ansamblit. Nuk ka të dhëna që atëherë dikush ka reaguar se një ansambël shqiptar ka rrezikuar maqedonizmin.

Përndryshe, deklaratat se “shqiptarët kanë një vend tjetër për të prezantuar, ndërsa populli maqedonas ka si shtëpi të vetme vetëm këtë vend dhe veçoritë e tij kulturore” dhe të ngjashme, janë përdorur prej kohësh për qëllime nacionaliste për të nxitur ndjenjën e përkatësisë etnike te maqedonasit, për ndonjë represion imagjinar dhe pabarazi në raport me grupet e tjera etnike, përmes manipulimeve në të cilat thuhet se bashkësitë tjera etnike, në këtë rast shqiptarët, kanë një shtet tjetër rezervë, ndërsa maqedonasit etnikë nuk e kanë një gjë të tillë dhe më pas ky interpretim përdoret për të kërkuar që maqedonasit etnikë të jenë “të barabartë” me bashkësitë e tjera etnike, pothuajse për të marrë disa të drejta të veçanta, siç është, për shembull, në këtë rast kur vetëm ansamblet e përbëra nga maqedonas etnikë kërkohet të përfaqësojnë vendin jashtë vendit, kërkesë, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si dhe me karakterin multietnik të vendit.

Manipulimi krijohet përmes pretendimit të rremë se grupet e tjera etnike kishin “shtete të tjera për të prezantuar” ose “vendlindje rezervë”. Por e vërteta është se as shqiptarët dhe as serbët nga Maqedonia, për shembull, nuk kanë asnjë vendlindje rezervë. Vendi i tyre i vetëm, atdheu i tyre i vetëm është Maqedonia e Veriut dhe në cilin do vend tjetër, ata janë të huaj ashtu si maqedonasit etnikë. Hungarezët etnikë ose bullgarët nga Serbia, për shembull, kanë të drejta (dhe për rrjedhojë detyrime) shumë më të mëdha në vendin e tyre sesa serbët e Maqedonisë, të cilët në Serbi janë thjesht të huaj, siç janë amerikanët, francezët dhe kinezët dhe maqedonasit, nëse gjenden në Serbi. Asnjë nga këta shtetas të huaj nuk ka të drejtë për trajtim mjekësor falas në Serbi, për shembull, as për pension pleqërie dhe përfitime dhe të drejta të tjera që gëzojnë shtetasit serbë pavarësisht nga kombësia e tyre.

Kështu që, e gjithë historia e “atdheut rezervë” dhe “vendeve të origjinës” (Maqedonia ishte vendlindja e maqedonasve, por jo edhe e shqiptarëve, megjithëse ata kanë lindur në të dhe janë shtetas vetëm të Maqedonisë Veriut) është, në fakt, maskë për praktikimin e nacionalizmit, të shprehur në atë mënyrë që në shkencën e dezinformatave quhet “dog whistle” (bilbil qeni) dhe i referohet bilbilave tejzanor të qenve që ata mund të dëgjojnë, por njerëzit, nga ana tjetër, nuk mund ta dëgjojnë fare zërin e tyre. Pra, bëhet fjalë për manipulim përmes përdorimit të gjuhës së koduar ose sugjestionuese, në dërgimin e mesazheve politike për të fituar mbështetjen e një grupi, duke mos provokuar në të njëjtën kohë kundërshtime dhe kritika nga grupet e tjera të shoqërisë për përdorimin e mesazheve të fshehta ose të paqarta.

Sipas gjithë kësaj, postimi i “Lenka” shtrembëron, dezinformon dhe inkurajon nacionalizmin, gjë që shihet në komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët e kanë shpërndarë 249 herë. Ansambli nga Çairi, i cili performoi nën flamurin maqedonas, prezanton folklorin e Maqedonisë së Veriut, si një vend multietnik, ndërsa folkloristët nuk ishin llogari të Ministrisë së Kulturës, por mysafirë të qytetit të Izmirit, i cili përzgjedh pjesëmarrësit në festivalin ndërkombëtar, përmes konkursit.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button