Në dy kazino në Tetovë janë kapur persona të pavaksinuar, me thikë dhe nën moshën 18 vjeçare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga një aksion policor i realizuar në Gostivar dhe Tetovë, janë përfshirë 28 objekte hotelerike, në disa prej të cilave janë gjetur edhe parregullësi, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrolleve në dy kazinot në rajonin e Tetovës, janë kapur pesë personat që nuk kanë certifikatë të vaksinimit kundër Kovid-19, pastaj një i mitur dhe një person që posedonte thikë”, sqarojnë nga Policia, duke bërë të ditur se në Tetovë kanë kontrolluar katër objekte hotelerike.

Ndërkohë, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, janë realizuar 24 kontrolle në Gostivar. Në një lokal në Vrapçishtë gjithashtu janë konstatuar parregullësi.

Policia ndaj personave fizik dhe juridik ka paralajmëruar kallëzim penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button