Zgjidhja e krizës në Ukrainë duhet të kalojë përmes Evropës, paralajmëroi Von der Leyen

“Çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes Europës”. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen lidhur me krizën në Ukrainë dhe dialogun e drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Rusisë, raporton ABC.

“E gjithë situata gjeopolitike në rajon kërkon që Bashkimi Evropian të propozojë vizionin e tij së bashku me palët e interesuara”, saktëson ajo.

Kujtojmë se javët e fundit janë ashpërsuar tonet mes Rusisë dhe perëndimit. Ndërkohë që Moska ka përqëndruar forcat në kufi me Ukrainën, BE dhe SHBA-të kanë kërcënuar me sanksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button