fbpx

„Flurona” tashmë në Maqedoninë e Veriut, çfarë (nuk) dihet?

Më 5 janar të këtij viti rasti i parë me “Flurona” u konfirmua në Maqedoninë e Veriut, sot që flasim në Maqedoninë e Veriut ka disa raste me këtë infektim, që është një kombinim i dy llojeve të viruseve, edhe atë: Influenza A dhe SARS CoV2. Në lidhje me këtë, për Portalb.mk flet mjeku Pajtim Asani, sipas të cilit në momentin që dy viruse infektojnë organizmin tonë, kjo do të thotë ngarkesë më e madhe. Asani tregoi ngjashmëritë dhe dallimet infektimit me grip sezonal si dhe me virusin korona, shkruan Portalb.mk.

Pa simptome të rënda dhe me fotografi të lehtë klinike, po kalon kombinimin e dy llojeve të viruseve 26 vjeçari nga Zajazi, ai infektimin me “Flurona” e solli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së fundmi kishte udhëtuar.

“Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me bashkëinfeksion Covid-19/Influenca A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dmth është rivaksinuar para se të arrinte në Maqedoninë e Veriut” deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë.

“Flurona”, a ka hapësirë për panik?

Mjeku Pajtim Asani thotë se është ende herët të paragjykohet në qoftë se ka hapësirë për panik apo jo, sipas tij, teoritikisht infeksioni nga dy viruset do të ngarkonte organizmin më shumë.

Pajtim Asani, mjek.
Pajtim Asani, mjek.

“Flurona si term perdoret për personat e infektuar me SARS CoV 2 virusin dhe infuenza virusin në te njetën kohë. Teoritikisht infeksioni nga 2 viruset do ngarkonte organizmin më shumë mirëpo nuk guxojmë të supozojmë ende pritet të gjykohet se sa do ngarkonte shëndetin publik infeksioni me 2 viruset. Virusi i SARS COVID 19 u bë i njohur në vitin 2019, influenza eksizston që moti, këtë vit për dallim viteve tjera fatkeqësisht prognozohet të dëshmojmë më shumë raste të të infektuarve me 2 viruset e kjo është si rezultat i tërheqjes së masave restriktive të cilat bënë që 2 vitet e kaluara mos të kemi shume raste të të infektuarve me virusin e influencës” tha mjeku Pajtim Asani.

Megjithatë, Asani shtoi se “Kovid-19 është më kontagjioz dhe shkakton sëmundje më të rëndë se virusi i gripit sezonal. Njëashtu të sëmurit nga Kovid-19 mund të jenë pa simptome një kohë më të gjatë dhe janë kontagjioz për periudh më të gjatë kohore.

Cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e Kovid-19 me gripin sezonal?

Ngjashmëritë

  • Ethe,
  • Kollitje,
  • Frrymëmarrje e rënduar,
  • Dhimbje fyti,
  • Jargim ose zënie e hundës,
  • Kokëdhimbje,
  • Dhimbje muskujve,
  • Vjellje dhe barkqitje.

Dallimet

  • Humbja e shqisës së nuhatjes dhe erës
  • Humbja e apetitit

Këto janë dy karakteristika dalluese të Kovid-19. Sidoqoftë, mjeku Pajtim Asani thotë se mënyra më e sigurt dhe më e mirë për të dalluar infeksionin nga SARS CoV2 apo virusi i influenzës është testimi.

Në RMV ka rritje të numrit të të infektuarve, nga MSh nuk përgjigjen në qoftë se bëhet fjalë për “Flurona” dhe se a do të ketë nevojë për masa të reja restriktive.

Numri i rasteve aktive me kovid në vend është 8.209, që është rritje prej mbi 1300 rastesh për vetëm 24 orë. Në 24 orët e fundit janë kryer 7.472 teste gjatë të cilave janë regjistruar 1.725 raste të reja me kovid-19, ndërruan jetë dy persona, ndërsa janë shëruar 332 pacientë

Siç informuan nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë në Shkup 1028, vijon Manastiri 148, Prilep 112 dhe Ohër 61. Gjatë 24 orëve janë regjistruar dy të vdekur: nga një në Shkup (66) dhe Negotinë (76). Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.633.936 teste për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, ndërsa numri i të vdekurve është 8.002.

Çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) për “Flurona”?

OBSH thotë se simptomat e lehta të fluronës mund të trajtohen në shtëpi dhe se nuk ka nevojë për shtrimin në spital. Sigurisht, ka simptoma më të rënda të fluronës, ndërsa këto mund të përfshijnë pneumoni, miokardit dhe inflamacion të muskulit të zemrës.

Mjekët aktualisht janë në panik për shkak të shpërthimit të virusit të gripit, ndërkohë që pandemia me COVID-19 është ende e furishme dhe situata është e tillë që duhet të kemi kujdes që të mos infektohemi nga të dy viruset në të njëjtën kohë.

“Është e vërtetë që mund të infektoheni nga të dy viruset në të njëjtën kohë, gjë që mund të jetë katastrofike për sistemin imunitar”, thekson Dr. Adrian Burroughs.

Ndryshe, mbajtja e maskës dhe shmangia e turmave është mënyra më e mirë për të shmangur infektimin me virusin korona, ekspertët vazhdojnë ta theksojnë, ndërsa në këtë situatë mund të nënkuptojë mbrojtje të dyfishtë. Pikërisht për shkak të distancës së mbajtjes së maskave, vendet raportojnë gjithashtu një numër të reduktuar të pacientëve me grip, sepse masat që përdorim për t’u mbrojtur nga Kovid-19 ndihmojnë edhe në mbrojtjen nga gripi.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button