Kosovë, u arrestuan shtatë persona për korrupsion në vazhdimin e operacionit “Brezovica”

Në kuadër të vazhdimit të operacionit “Brezovica”, shtatë persona janë arrestuar dhe janë bërë kontrolle në nëntë lokacione të ndryshme në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kontroll është kryer edhe në zyrat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe dy zyrtarë të asaj ministrie të cilët dyshohen se kanë marrë ryshfet.

Aksionin dhe arrestimet e sotme i ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari. Kjo është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, kur u arrestuan 10 persona, mes tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, nga Lista Serbe, për ryshfet për dhënien e lejeve për ndërtimin e shtëpizave në Brezovicë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim për dhjetë të arrestuarit në dhjetor.

Prokuroria pretendon se ish-kryetari Nikoliç ka marrë ryshfet prej 210 mijë eurosh në lidhje me dhënien e 21 lejeve për ndërtimin e shtëpizave për fundjavë prej një investitori, si dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes së ndërtimit të një hoteli nga e njëjta kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button