Takimi Levy-Conte, afrimi i parë te Tottenham vjen nga Serie A

Po, do të ketë afrime në ekip gjatë merkatos”, u shpreh Antonio Conte disa ditë më parë. 52-vjeçari italian e ka nisur shumë mirë aventurën si trajner i Tottenham, duke regjistruar pesë fitore dhe tre barazime në tetë sfidat si trajner i Spurs në Premier League, raporton SS.

Conte pret afrime nga merkato e dimrit, teksa ka planifikuar një takim kokë më kokë me presidentin Daniel Levy, aty ku do diskutohet rreth afrimeve në skuadër.

Mediet angleze shkruajnë se në krye të listës së dëshirave të trajnerit nga Lecce qëndron Franck Kessie. Mesfushori afrikan ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Milanin.

Conte e sheh 25-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë si përforcimin perfekt për mesin e fushës, dhe së shpejti do të vijë një ofertë zyrtare për Milanin, që duhet të zgjedhë nëse do të përfitojë disa milionë euro tani apo do humbasë lojtarin me parametra zero në qershor.

Tottenham renditet përkohësisht në vend të gjashtë në kampionatin anglez. Arsenali renditet në vendin e katërt me dy pikë më shumë, por ekipi i Contes ka luajtur dy ndeshje më pak se “armiqtë” e Artetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button