Një vit nga protestat dhe pushtimi i Kapitolit të SHBA

Vitin e kaluar, më 6 janar, një grup i madh mbështetësish të ishpresidentit të SHBA-ve, Donald Trump, u mblodhën para ndërtesës së Kongresit për të protestuar kundër vendimit të marrë pas zgjedhjeve të vitit 2020 dhe inaugurimit të presidentit të ri dhe aktual, Joe Biden, transmeton Portalb.mk.

Protesta u përshëndet si një tmerr me të vërtetë historik në të cilin oficerët e policisë u sulmuan, më shumë se 150 njerëz u plagosën dhe pesë u vranë. Përveç kësaj, kryengritësit vandalizuan Kapitolin dhe ndërtesa u pushtua për orë të tëra.

Një nga fotografët e Reuters bëri foton, e cila për shumë është një përshkrim real i protestave të mëdha që shpërthyen vitin e kaluar. Lea Millis tani po prezanton dokumentarin e saj mbi fotografinë dhe historinë se si u realizua. Në filmin e saj të shkurtër, ajo flet për përvojën e saj atë ditë.

Filmin e shkurtër dhjetë minutësh mund ta shikoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button