Roboti humanoid i krijuar për të fluturuar si Iron Man është ndërtuar për të ndihmuar në fatkeqësitë natyrore (VIDEO)

Një ekip shkencëtarësh nga Istituti “Italiano di Tecnologia” është përpjekur të ndërtojë një çantë shpine që transformohet në një robot të vogël humanoid të quajtur iCub. Roboti do të ketë sisteme rregullatore në pëllëmbët e tij që e lejojnë atë të kontrollojë fuqinë dhe drejtimin e tij, njëlloj si superheroi i Marvelit, Iron Man, shkruan Insider, trasmeton Portalb

Ekipi i cili u krijua 15 vjet më parë për ta realizuar këtë projekt, shpresojnë se aftësia fluturuese dhe madhësia e vogël e iCub do ta lejojnë atë të ndihmojë në fatkeqësitë natyrore që njerëzit ose dronët nuk janë në gjendje t’i arrijnë.

“Çdo vit, rreth 300 fatkeqësi natyrore vrasin rreth 90,000 njerëz dhe prekin 160 milionë njerëz në mbarë botën”, thuhet në faqen e tyre të internetit.

Ekipi shpjegon se robotika ende nuk ka qenë në gjendje të ofrojë zgjidhje të përballueshme për probleme të tilla dhe robotët humanoidë janë aktualisht efektivë vetëm në ambiente të mbyllura.

Aftësia për të fluturuar do të lejojë iCub të jetë efektiv edhe në ambiente të hapura.

Ai tashmë ka aftësinë të manipulojë me objekte. Humanoidi gjithashtu do të jetë në gjendje të ecë në lloje të ndryshme terreni, duke përdorur motorët shtytës për të kapërcyer pengesa të mëdha.

ICub është 104 cm i gjatë, ka madhësinë e një fëmije pesë-vjeçar. Ai mund të zvarritet me të katër këmbët, të ecë dhe të ulet për të manipuluar objektet. Duart e tij janë krijuar për të kryer punë të sofistikuara me lëvizje. Më shumë se 40 robotë janë ndërtuar deri më tani, të cilët janë të disponueshëm në laboratorë në të gjithë Evropën, SHBA, Kore, Singapor, Kinë dhe Japoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button