Deri më 1 mars të rinjtë e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë për bursa studime në Britaninë e Madhe

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka bërë të ditur që së bashku me Fondin britanik për bursa do të ndajnë gjashtë bursa për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut për të studiuar në Britani, transmeton Portalb.mk.

“Fondi britanik për bursa – British Scholarship Trust do të ndajë gjashtë bursa për studime të shkurtër (nga 1 deri tre muaj) për hulumtuesit e rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet për arsim të lartë dhe shkencë në Britaninë e Madhe për vitin 2022”, njoftoi Ministria, duke bërë të ditur që afati për aplikim është deri më 1 mars.

Studentët që nuk janë mbi 30 vjeç, do të marrin mbështetje financiare prej 900 funta në muaj, gjegjësisht 1000 funta në muaj nëse institucionet janë në qendër të Londrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button