AETM: 83.4% rritje të blerjeve online nga e-tregtarët në nëntë muajt e parë të 2021

Asociacioni i tregtisë elektronike të Maqedonisë së Veriut (AETM) njofton se në 9 muajt e parë të vitit 2021 janë realizuar transaksione online në vlerë prej 273.2 milionë euro, ku trendi i rritjes vazhdon me 67.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Nga atje njoftojnë se me kartelat e Maqedonisë së Veriut, e-tregtarët vendas realizuan 203,1 milionë euro ose rritje prej 84,4%. Te e-tregtarët vendas janë lëshuar 21 215.2 milionë euro, nga të cilat 94% kanë qenë nga blerësit vendas.

Nina Angelovska
Nina Angelovska

“Me fillimin e pandemisë, kemi parë një përshpejtim të ndjeshëm të rritjes së transaksioneve të realizuara online dhe është pozitive që trendi i rritjes vazhdon. Rritja në 9 mujorin e parë të 2021 në vlerën e transaksioneve online është 68%. Ndoshta edhe më i rëndësishëm ndryshimi i nxitur nga Covid-19 është ndryshimi drastik në strukturën e transaksioneve. Nëse më pak se gjysma e vlerës totale para pandemisë shkonte te e-tregtarët vendas, tani ata marrin pjesë me 79% ose gjithsej 215.2 milionë euro të ndara për e-tregtarët vendas në nëntë muajt e parë të 2021. Shtetasit e RMV-së po blejnë më shumë nga e-tregtarët vendorë, 95% e vlerës së e-tregtarëve vendorë është realizuar me kartela të RMV-së (kartela të lëshuara nga bankat vendase). Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër progresin dhe zhvillimin e e-tregtisë, si dhe të ndërmarrim veprimet dhe iniciativat e duhura për të përmirësuar klimën e tregtisë elektronike”. – tha kryetarja e AETM, Nina Angelovska.

Mes të tjerash në njoftim thuhet se të huajt për e-tregtarët vendas në nëntëmujorin e parë të 2021 kanë realizuar 12.1 milionë euro, duke rritur shumën e transaksioneve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me 68%. Shuma mesatare e transaksionit të të huajve me dyqanet online vendase është 35.3 euro.

Sipas njoftimit, shtetasit jashtë vendit në nëntë muajt e parë të këtij viti kanë realizuar transaksione në vlerë prej 58,1 milionë euro, që është 21,3% e vlerës totale të transaksioneve online. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është arritur rritje prej 28%. Numri i transaksioneve të bëra nga shtetasit jashtë vendit po rritet me 10,6%. Nga aspekti i transaksionit mesatar, ai në periudhën e analizuar arrin në 26.2 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button