RMV, infektimet nga Covid-19 në tre ditët e para të vitit janë në rënie, por përsëri duhet kujdes maksimal

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në tre ditët e para të këtij viti është në rënie, gjatë këtyre tre ditëve janë regjistruar gjithsej 923 raste të reja me Covid-19, u shëruan 1,328 persona dhe 15 vdiqën. Në vend, numri i rasteve aktive është 4,817 persona, transmeton Portalb.mk.

Duke u referuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, me 1 janar u regjistruan 435 raste të reja dhe 543 të shëruar. Me 2 janar u regjistruan 246 raste të reja dhe 547 të shëruar, ndërsa dje u regjistruan 242 raste të reja dhe 247 të shëruar.

Pacientët e infektuar ditëve të fundit janë nga Shkupi-532, Manastiri-58, Prilepi-47 dhe Ohri-40.

Shumica e rasteve aktive në vend janë në Shkup-2,548, Manastir – 349, Prilep – 321, Ohrër – 247, Kavadar – 190 dhe Strumicë-146.

Ndryshe, deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.611.793 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 225 972, numri i të shëruarve është 213 174, numri i të vdekurve është 7 981 dhe numri i rasteve aktive është 4 817.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button