RMV, 6 të vdekur dhe 242 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 242 raste të reja me Covid-19 nga 3,516 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Në 24 orëshin e fundit 6 persona u regjistruan të vdekur, dy nga Shkupi (71 dhe 87), një nga Kavadari (84), një nga Ohri (72), një nga Struga (74) dhe një nga Resnja (80). Personat vdiqën në spital.

Rastet e reja të infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit:

  • Shkup – 173,
  • Prilep – 12,
  • Manastir – 10,
  • Kavadar – 9,
  • Kumanovë – 6,
  • Gjevgjeli – 5,
  • Veles – 4,
  • Tetovë, Gostivar, Ohër, Strumicë dhe Strugë – nga 3,
  • Koçan dhe Dellçevë – nga 2,
  • Kërçovë, Kriva Pallankë, Dibër dhe Vallandovë – nga 1.

U regjistruan 247 të shëruar nga:

  • Shkupi- 101,
  • Manastiri- 19,
  • Prilepi dhe Strumica- nga 15,
  • Ohri dhe Vallandova- nga 11,
  • Tetova- 10,
  • Kumanova dhe Resnja- nga 9,
  • Kavadari- 8,
  • Velesi dhe Koçani- nga 5,
  • Kriva Pallanka dhe Vinica – nga 4,
  • Kërçova, Shtipi, Radovishi dhe Makedonski Brod- nga 3,
  • Gjevgjelia dhe Probishtipi- nga 2,
  • Struga, Sveti Nikolle, Kratovë, Bogdanc dhe Demir Hisar – nga 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në vend:

  • Shkup- 2548
  • Kumanovë- 100
  • Tetovë- 52
  • Prilep – 321
  • Manastir- 349
  • Gostivar- 20
  • Veles- 104
  • Kavadar-190
  • Ohër- 247
  • Shtip- 83
  • Srumicë- 146
  • Kërçovë- 64
  • Koçan- 40
  • Strugë- 35
  • Gjevgjeli- 103
  • Negotinë- 39
  • Sveti Nikole- 16
  • Kriva Pallankë- 30
  • Resnjë- 86
  • Radovish-  37
  • Berovë – 10
  • Dellçevë- 30
  • Dibër- 1
  • Vinicë-  3
  • Probishtip- 6
  • Valandovë- 53
  • Kratovë- 4
  • Bogdanci- 26
  • Demir Hisar- 16
  • Krushevë- 11
  • Makedonski Brod- 29
  • Demir Kapija- 9
  • Makedonska Kamenica- 6
  • Pehçevë- 0
  • Dojran- 3

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.611.793 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 225.972, numri i të shëruarve është 213.174, numri i të vdekurve është 7.981, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.817.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button