Branko Azeski për “e diela-ditë jopune”: Së shpejti do të shihet se nuk ka efekte dhe do të tërhiqet

Tani nuk mundet, në Ohër, Çarshia të mbyllet të dielave. Turistët dimrit nuk vijnë në Ohër të martën, por të dielën. Mendoj se nuk do të kontribuojë. Së shpejti pas kësaj do të shihet se nuk ka efekte dhe do të tërhiqet”, tha kryetari Odës ekonomike në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Mendoj se nuk do të kontribuojë. Së shpejti pas kësaj do të shihet se nuk ka efekte dhe do të tërhiqet”, tha kryetari Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke iu përgjigjur pyetjes rreth qëndrimit të Odës Ekonomike për të dielën ditë jopune.

Zëri i Amerikës: Risi këtë vit nga 1 janari është “e diela – ditë jopune”. Cili është qëndrimi i biznesmenëve?

“Qëndrimi ynë tërë kohën ishte negativ. Ndonëse qeveria u përpoq të linte disa kategori jashtë këtyre dispozitave, ne konsiderojmë se është kategori e tregut dhe se në atë mënyrë duhet t’i trajtojmë të gjitha kategoritë e tregut.

Nuk mundet tani, në Ohër, Çarshia të mbyllet të dielave. Turistët dimrit në Ohër nuk vijnë të martën, por të dielën. Kemi bërë analiza edhe në vende tjera. Atje kjo gjë ekziston. Por, janë shtete me standard të lartë, me orientim tjetër fetar. Nuk mund t’i krahasosh ato dhe t’i marrish si shembull.

“Mendoj se qeveria nuk donte ta dëgjonte këtë deri në fund. Kishte vendosur ta bënte këtë, nuk e di për çfarë arsye. Dhe nuk mendoj se do të kontribuojë. Së shpejti pas kësaj do të shihet që  s’ka efekte dhe do të tërhiqet”, tha Azeski.

(Intervista e plotë e Azeskit do të publikohet të mërkurën, ndërsa e realizuam me rastin e 100 vjetorit të ekzistencës së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.)

Shumë parqe për piknik, zona malore sot, të dielën, ishin të mbushura me një numër të madh njerëzish, pasi që për më shumë se 90 për qind e punonjësve kanë nisur të aplikohen ndryshimet ligjore me të cilat e diela shpallet ditë jo pune.

Inspektorati Shtetëror i Punës u bëri thirrje punëtorëve që të raportojnë nëse u shkelen të drejtat e punës të dielën. Raportimi mund të bëhet në mënyrë anonime përmes faqes së internetit të Inspektoratit

Sot edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës kanë bërë të ditur se kanë ngritur njësi kujdestari në detyrë nëpër rajone për të monitoruar nëse respektohen dispozitat ligjore. Ata po ashtu u kanë bërë thirrje punëtorëve që të paraqiten në Inspektorat nëse u shkelen të drejtat për punën të dielën.

Raportimi mund të bëhet në disa mënyra: Në faqen e internetit të Inspektoratit (https://www.dit.gov.mk) në mënyrë anonime ose si raportim nga parashtrues i njohur; Me paraqitjen e raportit në arkivat e zyrave rajonale dhe në selinë e ISHP-së nga e hëna deri të premte nga ora 8.30-16.30; Me anë call center në numrin e telefonit 15131 nga e hëna deri të premte nga ora 8.30 deri në 16.30; dhe të dielave duke filluar nga data 02.01.2022 nga ora 8.30 deri në 16.30 tek inspektorët kujdestarë rajonalë.

Lidhja e Sindikatave, nga ana tjetër, thekson se e diela është ditë pushimi për 92% e punëtorëve.

“Tetë për qind e punëtorëve, të cilët punojnë në aktivitete në të cilat procesi i punës nuk mund të ndërpritet edhe do të punojnë, ndërsa shtesa e pagës për punë të dielën është së paku 50% për çdo orë të kaluar në punë, përveç rasteve kur me ligj dhe marrëveshje kolektive parashikohet shumë më e lartë e shtesës dhe një ditë të lirë që do ta shfrytëzojnë në 7 ditët e ardhshme”, informuan nga LSM.

Shtesa e pagës për punë të dielën është të paktën 50% për çdo orë të kaluar në punë, përveç nëse me ligj dhe me marrëveshje kolektive përcaktohet shumë më e lartë e shtesës dhe një ditë të lirë që do ta shfrytëzojnë në 7 ditët e ardhshme.

Sipas dispozitave në Ligj, të këtij neni, për punëtorët tek punëdhënësit, procesi i punës i të cilëve është i tillë që nuk mund të ndërpritet për shkak të procesit tekniko-teknologjik dhe nevojës për vazhdimësi në punë, ditë pushimi, mund të jetë një ditë tjetër e javës.

Përjashtimet i përfshijnë aktivitetet e mëposhtme:

– kultivimi i kafshëve;
– bujqësia e përzier;
– nxjerrja e thëngjillit dhe linjitit;
– nxjerrja e xeheve të metaleve;
– shtypja dhe botimi i gazetave;
– prodhimi i bukës, ëmbëlsirave të freskëta dhe biskotave;
– prodhimi i birrës, vetëm në procese përkatëse me anë të tretjes, Përgatitja dhe monitorimi i tharmit, fermentimi, filtrimi dhe mbështetja energjetike e këtyre proceseve;
– prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparateve farmaceutike;
– prodhimi i pllakave, fletëve, tubave dhe profileve të plastikës;
– prodhimi i gazit industrial; – prodhimi i metaleve;
– barnatoret;
– furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim;
– furnizimi me ujë, largimi i ujërave të zeza, aktivitetet e menaxhimit dhe riparimit të mjedisit;
– transport tokësor, tubacion ujor dhe ajror;
– magazinimi dhe aktivitetet ndihmëse në transport;
– objektet akomoduese;
– aktivitete për përgatitjen e ushqimeve dhe shërbim të ushqimit;
– aktivitet filmik, aktivitete për programe video dhe televizive;
– transmetim të programeve;
– telekomunikacion;
– aktivitetet e shërbimit të informacionit (hosting, përpunimi i të dhënave, internet portalet, etj.);
– shfaqja e filmave;
– aktivitetet fotografike; – aktivitetet veterinare;
– dhënia me qira (lizing) të automjeteve;
– aktivitetet e mbrojtjes private dhe shërbime të sigurimit me ndihmën e sistemeve të sigurisë;
– veprimtaritë e call-center (qendrave të thirrjeve);
– veprimtaritë e përgjithshme të administratës publike, vetëm për çështje urgjente që kanë të bëjnë me mbajtjen e seancave, inspektimeve, mbrojtjes së pyjeve, çështje të cilat janë me rëndësi jetike për shtetin dhe interesin publik;
– punët në mbrojtje;
– veprimtari në gjykata dhe gjyqësor;
– punë të rendit dhe sigurisë publike;
– veprimtaritë e shërbimit zjarrfikës;
– veprimtaritë për kujdesin shëndetësor;
– veprimtaritë për mbrojtje sociale me akomodim;
Punonjësit e qendrave tregtare, të cilët do të punojnë të dielën, sipas dispozitave, duhet të marrin dyfishin e mëditjes, përkatësisht mëditje të zmadhuar 100 për qind.
– aktivitete krijuese, artistike dhe argëtuese;
– aktivitetet e muzeve,
– aktivitetet e kopshteve zoologjike dhe rezervateve natyrore;
– aktivitetet sportive, argëtuese dhe rekreative;
– aktivitete funerale dhe të ngjashme;
– shërbimi doganor në pikat kufitare;
– aktivitete që kanë karakter ndihmës ose aktivitete shoqëruese për funksionim normal të veprimtarive të përmendura në këtë paragraf, në bazë të një kontrate të lidhur me punëdhënësin nga veprimtaritë e përmendura në këtë paragraf.
– punë nga veprimtari të tjera që nuk përfshihen në këtë paragraf, ndërsa kanë karakter të veprimtarive ndihmëse dhe shoqëruese për kryerjen e pandërprerë të veprimtarisë bazë të punëdhënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button