Rrahje masive në ski-pistat në Mavrovë midis disa personave nga Gostivari dhe Kosova – ka të arrestuar

Në ski-pistat në Mavrovë, të dielën rreth orës 14, ka shpërthyer një rrahje e ashpër, mes disa personave nga Gostivari dhe disa shtetasve të Kosovës, të cilët janë lënduar rëndë njëri-tjetrin, raportojnë për Sdk.mk dëshmitarët okularë të ngjarjes që po bënin ski në pista.

Pas denoncimit në polici, pjesëmarrësit në përleshjen masive janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor në Gostivar.

Për ngjarjen Sdk mori konfirmim nga MPB-ja.

“Disa shtetas të Kosovës dhe disa persona nga Gostivari janë ndaluar në stacionin policor për shkak se kanë marrë pjesë në një përleshje fizike rreth orës 14, në ski-pistën e Bistrës për shkak të një keqkuptimi paraprak. Në rrahje janë përdorur sende të forta”, konfirmojnë nga MPB për SDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button