Këmbënat po bien, pasi Evropa nuk është e njëjta

Që nga shembja e Murit të Berlinit kanë kaluar mbi tre dekada dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk është e njëjta si dikur. Është zgjeruar në Evropën Qendrore, Lindore dhe në vete i ka dy ish republikat jugosllave Slloveninë dhe Kroacinë. Pjesa tjetër e mbetur jashtë unionit ende ëndërron se një ditë do të bëhet pjesë e BE-së, e cila në dekadën e tretë është përfshirë nga kriza e identitetit, kufizimeve në shpërndarjen e fuqisë së butë në Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht në politikën ndërkombëtare. Dhe këtu humbja e fuqisë, qoftë ajo e butë dhe e fortë po shihet në tonet e dobëta të BE-së ndaj përpjekjeve të Rusisë për të pushtuar Ukrainën dhe përhapur një farë “zjarri” në Ballkan. BE në raport me krizën ruso- ukrainase është jashtë loje dhe pret se çfarë do të bëjë ShBA-ja në janar të këtij viti. Natyrisht veprimet e saja nuk do të jenë ushtarake, përshkak të paaftësisë për të përballuar Rusinë në një konflikt të drejtpërdrejtë. BE e përçarë dhe pa një politikë të jashtme unike, do të vazhdojë e pasigurt me Francën në 2022, e cila në ambientin e ri të pandemisë dhe të rënies ekonomike po kërkon hapësirë të re jashtë unionit. Përkundër kumtesave dhe fjalimeve të zyrtarëve nga Brukseli, realiteti evropian dhe ai ballkanik ndryshon.

Përderisa BE-ja nuk është e gatshme pa kushte t’i integrojë vendet e Ballkanit, atëherë nismat e reja rajonale janë parë si zgjidhje ndoshta të përhershme për një afrim ekonomik e më pak kulturor dhe fetar në mes vete. Kjo është njëra anë e rënies së dëshirës evropiane për Ballkanin. Nga ana tjetër, BE-ja edhe pse nuk ka një afat të caktuar për vendet e rajonit, përsëri me dekada dhe gjatë pandemisë ka vazhduar të dërgojë miliarda euro në Ballkanin Perëndimor.

Pasi BE-ja po na ndihmon dhe nuk dihet se deri kur do të vazhdojë kjo përkëdhelje, shumë punë mbeten në duart e qeverive. Dhe këtu si duket qeveritë sillen me hamendje nëse duhet t’i përfundojnë reformat që kërkohen nga ligjet e BE-së. Në Maqedoninë e Veriut, ende po bëhen pazare politike para syve të evropianëve dhe amerikanëve. Kjo lidhet me njëllosjen e së drejtës nga zyrtarët e korruptuar. Kurse nga ana tjetër politikanët lokal thonë se kanë bërë shumë punë për ndërtimin e shtetit ligjor. Vendi edhe pse ka fituar një farë reputacioni përballë Bullgarisë duke akuzuar Sofjen zyrtare  “se ja po na pengon në rrugën evropiane”, e vërteta është se ky vend tepër vështirë po reformohet dhe gjërat nuk funksionojnë si duhet. Dhe e gjitha për arsye të mentalitetit të vjetër të klasës politike, korrupsionit të integruar në sistem dhe mungesës së diplomacisë moderne. Në një përballje qoftë të nivelit të ultë me Rusinë, BE-ja, ShBA-ja dhe NATO nuk do të jenë në gjendje të reflektojnë në Ballkanin Perëndimorë.

Pasi në politikën ndërkombëtare ende rol kryesorë luan realizmi, mbetet që BE-ja dhe Ballkani në kohë të vështira të bashkëpunojnë më mirë dhe të japin sinjale më të qarta. Ndryshe e ardhmja do të jetë e vështirë për shtetet e brishta që varen ekonomikisht nga BE-ja dhe ushtarakisht nga NATO.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button