Kasami vizitoi foshnjën e parë të këtij viti në Tetovë duke i dhënë edhe dhuratë

Kryetari i Qytetit të Tetovës, Bilall Kasami ka vizituar në hapësirat e spitalit foshnjën e parë të këtij viti në qytetin ku tashmë udhëheqë, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas ardhjes së Vitit të Ri, në qytetin e Tetovës ka lindur fëmija i parë. Ky është banori më i ri i këtij qyteti. I urojmë një jetë plot shëndet, lumturi dhe begati. Le të rritet i lumtur dhe të sjell lumturi”, deklaroi Kasami.

Ai sqaroi që foshnjës i kanë dhuruar një kupon, vlera e të cilës është 40 mijë denarë. Raportohet që foshnja e parë në Tetovë është vajza me masë 3.480 kg dhe gjatësi 50 centimetra. Ajo është fëmija i parë i nënës Mevlude Idrizi.

Ndërkohë, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë vizitës së tyre nuk kanë bërë me dije se a kanë ndarë ndonjë dhuratë për foshnjën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button