Kostov: Njerëzit të mos grupohen gjatë festave, numri më i madh i pacientëve të vdekur janë të pavaksinuar

Drejtori i SPQ “8 Shtatori”, Hristijan Kostov sot bëri thirrje që të respektohen masat gjatë festave, por edhe gjatë tubimeve në shtëpi. Dy muajt e fundit në këtë spital ka pasur nga 50 të sëmurë nga koronavirusi, të cilët kanë qenë në oksigjen apo në respirator dhe prej që pas festave të mos ketë rritje të ndjeshme të këtij  numri, transmeton Portalb.mk.

“E di se vijnë festat dhe apeloj, sado të duket e çuditshme, njerëzit të mos grupohen. Çdo kafene ka protokoll, mund të hyjnë vetëm persona të vaksinuar, ka protokoll për numrin maksimal të mysafirëve dhe vlerësoj se të gjithë duhet t’i respektojnë protokollet dhe masat e caktuara edhe për punën në kafene, por edhe për tubimin në shtëpi me qëllim të mos kemi numër më të madh të të sëmurëve nga Covid – 19”, tha Kostov.

Ai edhe njëherë e theksoi rëndësinë e vaksinimit për mbrojtje nga Covid – 19.

“Përqindja më e madhe e të sëmurëve të cilët përfundojnë me rezultat vdekjeprurës janë pacientët e pavaksinuar. Ju lus, merreni vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur”, apeloi drejtori Kostov.

Në “8 Shtatori” reparti për kujdes intensiv është vazhdimisht i mbushur me pacientë. Drejtori Kostov tha se, tek ata vijnë kryesisht pacientë të cilët veç më kanë qenë të vendosur në ndonjë institut tjetër shëndetësor, por u është përkeqësuar pasqyra klinike. Kufiri i moshën është prej 30 e më lartë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button