Retrospektivë: Zhvillimi i shoqërisë gjithëpërfshirëse me barazi dhe pranim është i ngadalshëm, por i sigurt

Republika e Maqedonisë së Veriut është ende në prag të rrugës, e cila çon drejt përmirësimit të gjendjes për zhvillimin e institucioneve dhe kushteve për personat me nevoja të veçanta. Vitin e kaluar u miratuan disa projekte që u organizuan nga shoqata të ndryshme joformale, u miratua propozimi i MASH-it për përfshirjen e teksteve shkollore që do të jenë në dispozicion dhe të kuptueshme për personat të cilët kanë vështirësi gjatë zhvillimit, si dhe u organizuan disa aktivitete të cilat kishin për qëllim njohjen e barazisë në shoqëri. Është vetëm fillimi i lirimit të forcës së shtrëngimeve në shoqërinë tonë që përfundimisht duhet të largohen nga rrethi i paragjykimeve, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Cilat ishin hapat e Maqedonisë në pragun e pranimit të gjithëpërfshirjes (inkluzivitetit) në vitin e kaluar? Shihni listën tonë.

1. “Doza e Lumturisë”

Foto: Profili në Facebook i Qendrës Ditore “Doza e Lumturisë”
Foto: Profili në Facebook i Qendrës Ditore “Doza e Lumturisë”

Një pjesë e anëtarëve të shoqatës “Doza e lumturisë” në qershor të këtij viti mori pjesë në Konkursin Botëror për Mjedisin Jetësor dhe Ekologjinë për Talentët e Rinj dhe Novatorët në Xhakartë të Indonezisë së bashku me mentorin e tyre Dragan Jovanov, ku e fituan një medalje të artë dhe një çmim special në konkurrencë të 218 ekipeve të tjera.

2. Libra audio

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prill të këtij viti e miratoi propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që çdo libër i cili do të jetë në version të printuar të ketë edhe versionin audio në mënyrë që tekstet të jenë gjithëpërfshirës. Gjithashtu, u pranua propozimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shtypjen e teksteve të zakonshme edhe me shkrim Braille për fëmijët me shikim të dëmtuar. Pasi u miratua ligji, Koalicioni “Margjinat” e përshëndeti reformën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe bëri një kërkesë tjetër: detyrim për promovim të multikulturalizmit, barazisë gjinore, respektimit të të drejtave të njeriut, diversitetit, demokracisë, pjesëmarrjes qytetare dhe mendimit kritik. Gjatë viteve në vijim, me fillimin e digjitalizimit të teksteve, pritet të ndryshojnë programet e vjetruara që shpesh në tekstet shkollore përmbajnë mësime të papërshtatshme për fëmijët, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë në një shoqëri të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të pranuar.

3. Kori i personave me Sindromën Daun

Foto: Meta.mk
Foto: Meta.mk

Në tetor të këtij viti u zhvillua shfaqja e parë e Korit të presonava me Sindromën Daun që u organizua nga shoqata Trisomia 21 dhe Kolektivi Mulliri i Erës në të cilën morën pjesë 11 pjesëmarrës të cilët ishin përgatitur për koncertin gjashtë muaj.

4. “Edhe unë jam këtu”

Foto: Toshe Ognjanov
Foto: Toshe Ognjanov

Më 2 nëntor u organizua Ekspozita “Edhe unë jam këtu” dhe u promovua libri me të njëjtin titull, autorë të të cilit janë gazetarja Srebra Gjeorgjievska dhe fotografi Toshe Ognjanov. Ekspozita e fotografive me anë të artit, jo më të vjetër se 200 vjet, tregon historitë e 20 personave me nevoja të veçanta të cilët duan të shoqërohen, të krijojnë, të shkruajnë,  të vizatojnë dhe të cilët e duan vëmendjen e kamerës. Libri përmban tregime të shkurtra të pjesëmarrësve në ekspozitë. Qëllimi i këtij projekti është të zvogëlojë paragjykimet në shoqërinë tonë të stigmatizuar dhe të paraqesë poentën se fëmijët, gjegjësisht njerëzit nuk lindin me paragjykime. Ky rrugëtim gati një vjeçar që e realizuan autorët është frymëzuar nga projekti “Fëmijët nuk lindin me pengesa” në koordinim me teatrin suedez “Glada Hudik” nga Hudiksval, me mbështetjen e Institutit Suedez. Pas ekspozitës që u mbajt në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut pasoi shfaqja e dokumentarit të shkurtër “Revy mode: Nga ‘Glada Hudik’ në Nju Jork”.

5. “Densers Junajted”

Foto: Trisomia 21 - Shkup
Foto: Trisomia 21 – Shkup

Një muaj pas mbajtjes së ekspozitës parë emocionale me karakter sensibilizues u mbajt performanca e dytë e korit të parë gjithëpërfshirës nga Kolektivi Mulliri i Erës dhe Shoqata Trisomia 21. Shoqata kësaj here kishte një këngë në shfaqjen gjithëpërfshirëse “Alisa në Botën e Vallëzimit” e shtata me radhë nga studioja e vallëzimit Densers Junajted – Dens end Fitnes Studio. Ndërkohë, grupi i lumtur dhe i talentuar kishte minuta për të performuar edhe në ekspozitën e Toma Dimovskit që u zhvillua më 28 tetor në parkun “Ibni Pajko”.

6. Kënde gjithëpërfshirëse lojërash

Rekuizita të këndeve gjithëpërfshirëse të lojërave që mundësojnë qasje për fëmijët me aftësi me pengesa: Foto: "Hap pas hapi"
Rekuizita të këndeve gjithëpërfshirëse të lojërave që mundësojnë qasje për fëmijët me aftësi me pengesa: Foto: “Hap pas hapi”

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Pengesa në dy shkolla fillore, në Tetovë dhe Kumanovë, u hapën dy kënde gjithëpërfshirëse lojrash me mundësi për qasje. Këndet e lojërave u ndërtuan dhe u vunë në përdorim si rezultat i përpjekjeve të Fondacionit për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” në bashkëpunim me Shoqatën për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqatën për Shërbime për Persona me Pengesa “Hendimak” që u realizuan nëpërmjet projektit “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar”. Programi i projektit do të zgjasë deri më 31 gusht 2023, e gjatë kësaj periudhe janë planifikuar edhe shumë aktivitete të tjera për fëmijët me pengesa. Synimet kryesore që janë vendosur janë përmirësimi i qasjes në shkolla për nxënësit me pengesa dhe krijimi i një programi bursash për nxënësit me pengesa nga klasat fillore për të rritur regjistrimin e tyre në shkollat ​​e rregullta dhe frekuentimin e rregullt, si dhe për të parandaluar braktisjen e hershme të procesit arsimor.

7. Kopshtet me qasje për fëmijët me pengesa

Deri më tani, në Maqedoni funksionojnë 15 kopshte që mundësojnë qasje të plotë fizike të dedikuara që fëmijëve me pengesa t’u japin prioritet gjatë regjistrimit në çerdhe publike. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Pengesa, 3 Dhjetori, në organizim të Qeverisë së RMV-së u theksua se numri i shkollave të cilat kanë siguruar kuadro adekuate mësimore dhe kushte për mësimdhënie gjithëpërfshirëse është në rritje, ndërsa puna në këtë drejtim vazhdon.

8. Evropa kreative

Maqedonia u bë pjesë e programit Evropa Kreative, që financohet nga Bashkimi Evropian, i cili synon të harmonizojë prioritetet si diversiteti kulturor dhe gjuhësor me ngritjen e politikave digjitale, politikat gjithëpërfshirëse dhe ekologjike të Bashkimit Evropian në aspekt të sigurimit të qëndrueshmërisë së tyre.

9. Bëhu IN

Projekti “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar” në fund të dhjetorit të vitit 2021 e realizoi hapjen edhe të një këndi të lojërave gjithëpërfshirëse në shkollën fillore “Ljuben Lape” në Komunën Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button