Samoa, Tonga dhe Kiribati ishin vendet e para që mirëpritën vitin 2022

Mbi 120.000 qytetar në Kiribati, si dhe në Tonga dhe Samoa, ishin të parët që festuan Vitin e Ri 2022. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, këto kombe ishullore në Oqeanin e paqësorit po përjetojnë pasqyrë të re epidemiologjike relativisht të qëndrueshme të kovid-19, kryesisht për shkak të izolimit të tyre nga pjesa tjetër e botës, transmeton Portalb.mk.

Qyteti i parë i madh që hyn në Vitin e Ri është Aukklandi, Zelanda e Re. Por për shkak të pandemisë, u anuluan festimet masive. Pas Zelandës së Re, vitin e ri do ta mirëpresë Australia. Autoritetet atje, megjithatë, nuk kanë hequr dorë nga fishekzjarrët, duke përfshirë shfaqjen e zakonshme të fishekzjarreve të Sidneit.

Pastaj vijon Japonia, Koreja e Jugut dhe vende të tjera të Azisë Juglindore. Është interesante se Vitin e Ri të fundit do ta festojnë banorët e Samoas Amerikane, territor që është vetëm disa qindra kilometra larg Samoas, por në anën tjetër të zonës kohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button