Rama paralajmëroi shtrëngim të masave kundër COVID-19

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të ketë shtrëngim masash kundër COVID-19 me përhapjen e variantit omicron, gjatë konferencës së fundvitit të enjten, raporton EN. Ai mori shembullin e Holandës, që është mbyllur deri në mars të vitit të ardhshëm për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit.

Rama nuk foli për mbyllje në rastin e vendit tonë, por tha se duhen marrë disa masa shtesë  “por, pa e shtrënguar zinxhirin e ekonomisë”.

Pa bërë një vlerësim se si po ecën vaksinimi në vend, Edi Rama përmendi se shumë qytetarë janë vaksinuar jashtë.

“Po bëjmë në vlerësim, pasi na rezulton se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar jashtë”, u shpreh Rama. Kryeministri tha se do të rindërtohet nga themelet spitali infektiv, duke i bërë një modernizim total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button