Nesër do të shfuqizohen masat për ndotjen e ajrit në Shkup, s’do ketë as transport falas

Nga nesër do të pushojnë së vlefshmi masat e marra nga Qyteti i Shkupit për parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, transmeton Portalb.mk.

Në brifingun e sotëm kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, theksoi se masat e marra deri më tani kanë dhënë rezultat, prandaj, nga dita e nesërme nuk do të vlejnë të njëjtat dhe transporti publik kthehet në normalitet, që nënkuptohet edhe me pagesë.

Nuk ka masa shtesë, siç tha Arsovska, pasi ato janë të kufizuara.

E pyetur se sa ndotës janë gjobitur, Arsovska tha se bëhen matje laboratorike dhe të dhënat merren për pesë deri në shtatë ditë. Në dy vitet e fundit, siç tha ajo, janë kryer vetëm pesë mbikëqyrje për mjedis jetësor.

Kryetarja Arsovksa bëri me dije se në dy muaj kanë pastruar 120 deponi ilegale dhe paralajmëroi gjoba drakonike për ndotësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button