Ambientalistët kërkojnë masa më të rrepta dhe koordinim mes institucioneve kundër ndotjes së ajrit

Në vend të pikëpamjeve dhe akuzave të ngushta partiake, nga Eko-vetëdija kërkojnë përpjekje shumë më të intensifikuara dhe punë të vazhdueshme për gjetjen e zgjidhjeve sistematike të qëndrueshme, të cilat do të zvogëlojnë ndotjen e ajrit në Shkup, e me këtë edhe rreziqet për shëndetin e banorëve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga Eko-vetëdija thonë se një pjesë e madhe e masave dhe rekomandimeve afatshkurtra, si dhe efekti i tyre, varen nga ajo se sa do të pranohen rekomandimet nga industritë dhe ndërmarrjet.

“Lista aktuale e masave afatshkurtra është miratuar në nëntor të vitit 2017 dhe është përdorur për katër vjet, ndërsa deri më tani ka treguar se ka efekt shumë të kufizuar. Kjo do të thotë se duhet të rishikohet dhe të vendosen masa të reja më të rrepta afatshkurtra, në kushtet kur ajri është jashtëzakonisht i ndotur”, thonë nga Eko-vetëdija.

Ata shtojnë se në planin afatmesëm dhe afatgjatë duhet të rimendohet tërësisht trafiku dhe urbanizmi në Shkup dhe në mbarë vendin. Investimet në eficencën energjetike të rriten shumëfish, të forcohet kontrolli i kapaciteteve industriale, por edhe të fillohet me realizimin e sistemeve të decentralizuara të ngrohjes për burimet e rinovueshme.

Njëkohësisht, Eko-vetëdija bën thirrje dhe fton institucionet kompetente që të riaktivizojnë grupin punues ndërsektorial për ajrin e ambientit që punonte nën kujdesin e zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Situata me ajrin e ndotur në Shkup dhe në vend do të fillojë zë trajtohet seriozisht në afat të gjatë dhe me lansimin e Fondit të shumëpritur për mjedis jetësor, të cilin autoritetet duhet ta themelojnë sa më shpejt si mekanizëm i pavarur financiar.

Nga “Qyteti i gjelbër human” nga ana tjetër reaguan se masat si transporti publik falas në ditët e ndotjes alarmante të ajrit nuk kanë pothuajse asnjë efekt. Ata shtojnë se nuk ka asnjë lidhje mes numrit të automjeteve në Shkup dhe përqendrimeve të grimcave PM 10 në ajër.

“Në raportin e përbashkët të auditimit për kualitetin e ajrit të EUROSAI – Organizata Evropiane e institucioneve supreme të auditimit mund të shihet se burimi kryesor i ndotjes në Maqedoni është industria,” thonë nga “Qyteti i gjelbër human”, duke kërkuar rritjen e inspektimeve dhe mbikëqyrjes së objekteve industriale të të gjitha llojeve.

Deputetja e DOM-it, Maja Moraçanin, rikujton se komunave dhe qytetit të Shkupit fituan kompetencë për të zbatuar masa afatshkurtra në rast të tejkalimit të kufirit të alarmit për ajër të ndotur, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit. Ndryshimet në Ligjin për cilësinë e ajrit janë miratuar nga Kuvendi i RMV-së në korrik të këtij viti.

Masat afatshkurtra i referohen kufizimit të trafikut dhe riorganizimit të orarit të punës të grupeve të prekshme të qytetarëve, uljen e punës së objekteve ndotëse industriale, shtimin e inspektimeve dhe të tjera”, ka shkruar deputeti Moriçanin në Facebook.

Të dhënat nga stacionet matëse për cilësinë e ajrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë se dje janë tejkaluar vlerat kufitare mesatare ditore për grimcat PM 10 në të gjitha stacionet matëse në Shkup, me të paktën 60,95 mikrogramë për metër kub të matur në Karposh, ndërsa në Lisiçe më së shumti – 115 mikrogramë për metër kub.

Qyteti i Shkupit dje miratoi një sërë masash, përfshirë transportin publik falas në Shkup, të cilat thanë se do të jenë në fuqi derisa stacionet matëse të tregojnë më pak se 100 mikrogramë për metër kub, përqendrim të grimcave të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button