Kovaçevski: Historia nuk mund të jetë tema e vetme e bisedimeve me Bullgarinë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski duke folur rreth kontestit me Bullgarinë në një intervistë për TV Sitel, tha se historia nuk mund të jetë tema e vetme e bisedimeve mes dy vendeve fqinje, transmeton Portalb.mk.

“Me Bullgarinë duhet të flasim edhe për ardhmërinë, ardhmërinë e përkthyer në projekte investuese, në projekte infrastrukturore, në bashkëpunim ekonomik dhe kulturor. Ajo do t’i afrojë qytetarët ndërsa do të sjell edhe përfitime ekonomike për qytetarët, përmes bashkëpunimit të rritur ekonomik. Kështu që, normal është të flasim në ato tema, është normal të kemi grupe profesionale pune në ato tema”, theksoi Kovaçevski.

Ai foli edhe për kornizën të paralajmëruar kohore nga ana e Bullgarisë, duke theksuar se zgjidhja duhet të kërkohet përmes vlerave evropiane.

“Bisedimet duhet të zhvillohen në frymën e vlerave evropiane. Ne si shtet kemi pozicione të veta të ndërtuara në Kuvend. Bullgaria gjithashtu ka ndërtuar pozicionet e veta dhe në kuadër të vlerave evropiane, duke respektuar dinjitetin e dy shteteve vlerësoj se mund të gjejë zgjidhje dhe të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Kovaçevski dhe shtoi se e pret që kryeministrin e Bullgarisë, Kirill Petkov në Shkup që të bisedojnë rreth gjetjes së mënyrës për zgjidhjen e problemit.

Kovaçevski nesër pritet të marrë mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski për përbërje të Qeverisë së re.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria, më 14 dhjetor, edhe njëerë bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button